Panorama Sport (Albania)

Siti zyrtarizon Ederson, gati 250 mln € për merkaton

-

Mançester Siti bën një tjetër goditje në merkato, edhe pse data e fillimit të saj është më 1 korrik. Ekipi i Guardiolas nuk ka ndërmend të ndalet, duke siguruar shërbimet e portierit të Benfikës, Ederson. Siti do t'u paguajë portugezëv­e 40 milionë euro për portierin, i cili gjatë sezoneve të fundit ka qenë një nga portierët më të mirë në qarkullim dhe për më shumë kërkohej nga shumë klube angleze dhe spanjolle. Ederson bëhet portieri i dytë më i shtrenjtë në të gjithë historinë, pas Bufonit, i cili kaloi nga Parma te Juventusi për 53 milionë euro. Zyrtarizim­i i 24vjeçarit ka ardhur nga vetë klubi i Benfikës, që me anë të një komunikate zyrtare ka bërë të ditur shitjen e Ederson te Mançester Siti.

SHIFRA TË ÇMENDURAEk­ipi anglez nuk ka ndërmend të ndalet pas blerjeve të mesfushori­t Markos Silvas dhe portierit Ederson. Mançester Siti po mendon të shpenzojë dhe 300 milionë euro të tjera për ta përforcuar akoma më shumë ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola. Presidenti i klubit, Kaldon Al Mubarak, po mundohet të krijojë një ekip të fortë për spanjollin, në mënyrë që të luftojë për katër trofetë e mundshëm. Guardiola është gjithashtu i interesuar për disa ishshokë të ekipit të Markos Silvës, më konkretish­t për mbrojtësin e krahut të majtë, Benxhamin Mendi dhe për sulmuesin e talentuar, Kilian Mbape, që aktivizohe­n me klubin e Monakos. Për këtë të fundit mund të ketë probleme, pasi vlerësimi 130 milionë euro i Monakos për francezin i duket tepër qesharak ekipit të Sitit, të cilët nuk kanë ndërmend të konkurrojn­ë me Realin nëse çmimi i sulmuesit nuk ulet. Dy objektiva të tjera të Sitit janë: sulmuesi i Arsenalit, Aleksis Sançez dhe mbrojtësi i Totenhem, Kaili Uoker. Duket se klubi do të bëjë përsëri një merkato të jashtëzako­nshme me shifra të çmendura, siç vetëm Mançester Siti di të bëjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania