Panorama Sport (Albania)

Bajern, yjet pa pushime

Nëntë futbollist­ë të kampionëve, të shtrydhur edhe përgjatë sezonit veror

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Teksa krerët e klubit bavarez janë duke planifikua­r axhendën e sezonit të ardhshëm, për disa nga lojtarët e skuadrës sezoni ende vazhdon. Në skuadrën bavareze përfundimi i sezonit nuk nënkupton pushime. Nëntë prej lojtarëve të skuadrës do të jenë gati për ndeshjet me kombëtaret përkatëse. Për trajnerin e Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, pushimet janë gjëja e duhur, por për Mats Humels, Zherom Boateng, Tomas Myler dhe Xhoshua Kimish nuk do të ketë pushime, pasi për ta vijojnë ndeshjet ndaj Danimarkës në datën @ qershor, si dhe ndaj San Marinos, më 10 qershor. Më pas është rrugëtimi drejt Rusisë, ku nga data 17 qershor deri më 2 korrik do të zhvillohet Kupa e Konfederat­ave. Gjithashtu, në kombëtare janë edhe prurjet e reja të klubit bavarez, Niklas Syle dhe Sebastian Rudi. Në datën 22 qershor Arturo Vidal do të takojë Kombëtaren kiliane në fushën e "Kazan Arena". Së bashku me të do të jetë edhe një prej interesave më të mëdhenj të bavarezëve, Aleksis Sançez. Nga ana

tjetër, Renato Sançes do të marrë pjesë në Kampionati­n Europian U- 21, i cili do të mbahet në Poloni nga data 1@ deri më 30 qershor. Për 19vjeçarin, kjo do të jetë mundësia për dopietë pas titullit në 201@ në Francë. Një tjetër lojtar i cili nuk do të ketë pushime është edhe Robert Levandovsk­i. Në datën 10 qershor ai do të jetë në Poloni së bashku me Kristof Daum. Vetëm një ditë më pas David Alaba thuhet se do të ndeshet krahas Austrisë, edhe me skuadrën Kombëtare të Irlandës në Dublin. Arjen Roben dhe Kombëtarja holandeze do të ndeshen ndaj Bregut të Fildishtë pas një fitoreje 2-1 në Marok, ndeshje e cila do të zhvillohet në datën 9 qershor. Tiago Alkantara do të jetë në përgatitje për ndeshjen ndaj Kolumbisë dhe katër ditë pas këtij takimi ata do të luajnë ndaj Maqedonisë. Sa i përket Kostës dhe Rafinjës, ata do të jenë në datën 9 qershor përballë Argjentinë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania