Panorama Sport (Albania)

Fetel “snobon” titullin kampion

Ky është starti i dytë më i mirë sezonal në gjashtë garat e para pas 2011- ës

- OLGERT SERANI

Sebastian Fetel ka insis tuar se do të qëndrojë me këmbë në tokë për titullin kampion, të munguar te Ferrari prej gati një dekade, ndonëse i ka bërë një start mbresëlënë­s sezonit 2017 të Formula 1. Piloti gjerman ka një avantazh pas gjashtë garave të Botërorit prej 25 pikësh në klasifikim­in e përgjithsh­ëm. Fetel fitoi Çmimin e Madh të Monakos (suksesi i tretë sezonal për të) dhe e para për skuderinë e "kokëkuqes" në Principatë që prej vitit 2001. Në një sezon ku Fetel nuk ka zbritur poshtë vendit të dytë në podium dhe kur drejtuesi i Mercedesit, Toto Uolf, e kuoton si favorit Ferrarin për titullin kampion të këtij edicioni, katër herë kampioni i botës ul euforinë,

pasi rruga është ende e gjatë. "Pak rëndësi ka diferenca e deritanish­me. Deri në pushimin e verës do vazhdoj të jem i përqendrua­r. Ti duhet të bësh më të mirën në çdo garë. Preferoj të mos i shoh numrat. Sigurisht që do të jetë e vështirë deri në fundin e sezonit. Nëse ne do të kemi një shans për të ikur për podium, atëherë ne do të shkojmë në podium dhe nëse do të kemi një shans për të fituar, atëherë ne do të shkojmë për të fituar. Kjo është ajo që unë dua, ajo çka dëshiron ekipi dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Festa do të ishte e kotë tani nëse do të shikonim pikët", deklaroi 29-vjeçari. Që prej debutimit në Formula 1, për gjermanin, kjo është nisja e tij e dytë më e mirë sezonale në gjashtë garat e para, 129 pikë pas asaj të 2011-ës (143 pikë) me Red Bullin, kur edhe fitoi titullin e dytë botëror në karrierë. Dominimi i Mercedesit këtë sezon po vihet nën presion të madh nga Ferrari dhe presidenti joekzekuti­v i kampionëve në fuqi të botës, Niki Lauda, mendon se duhet të paktën një garë që Fetel të përfundojë jashtë që të shpresojnë te titulli. "Një gjë është e qartë: Fetel duhet të

mos e mbyllë një garë të paktën një herë, përndryshe ka mbaruar. Ferrari po kalon një moment të mirë dhe, nëse vazhdon kështu me këtë ritëm, atëherë diferenca do të bëhet edhe më e madhe, pra alarmante", paralajmër­oi për "Kronen Zeitung" Niki Lauda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania