Panorama Sport (Albania)

Sokol Cikalleshi pa frena, e mbyll sezonin me gol në Turqi

Sulmuesi do t'i bashkohet sot Kombëtares

-

Sokol Cikalleshi nuk di të ndalet në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka mbyllur sezonin me një gol spektakola­r në ndeshjen që skuadra e tij, Akhisar humbi në shtëpi 2- 3 ndaj Karabukspo­rit. Në minutën e 9-të, pas një krosimi nga krahu i djathtë, Cikalleshi i gjen kohën topit brenda zonës dhe lëshon një predhë me të majtën, duke kaluar në avantazh Akhisarin. Sulmuesi ka luajtur për 90 minuta dhe, pavarësish­t humbjes së ekipit, e ka bërë mbylljen më të bukur sezonit, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon. Në 14 ndeshje me fanellën e Akhisar, sulmuesi kuqezi shënoi shtatë gola, duke qenë vendimtar për objektivin e klubit: qëndrimin në Superligën turke. Sot sulmuesi pritet të udhëtojë drejt Luksemburg­ut, për t'iu bashkuar Kombëtares. Gjasat janë që, për shkak të ngarkesës së madhe, kavajasit të lihen pushim nga trajneri De Biazi për miqësoren me Luksemburg­un. STËRVITJA - Kombëtarja ka zhvilluar dje dy seanca stërvitore në Luksemburg. De Biazi kishte bërë një program më të detajuar, duke ua bërë të qartë futbollist­ëve se kërkon impenjimin maksimal, edhe pse është thjesht një miqësore në prag të eliminator­es ndaj Luksemburg­ut. Lojtarë si Llullaku, Hyka, Cikalleshi dhe Sadiku nuk janë bashkuar ende me grupin, ndërkohë që Balaj nuk do të jetë për shkak dëmtimi. Në seancën e pasdites së djeshme, stafi teknik i kuqezinjve kontrolloi fillimisht të dhënat e marra nga sistem GPS për gjendjen e lojtarëve. Ndërkohë, seanca u mbyll me provat e lojtarëve për të goditur portën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania