Panorama Sport (Albania)

Bare: Luftojmë për vendin e parë, tek Atletiko pres shansin tim

Talenti fierak: Janë mundësitë që të renditemi në krye

-

Është vetëm 19-vjeçar dhe pavarësish­t moshës, ka status "veterani" në Kombëtaren Shpresa. Pas edicionit të kaluar ku ishte titullar fiks me përfaqësue­sen e 21-vjeçarëve, në kualifikue­set e Europianit 2019, Keidi Bare do të jetë një prej pikave të referimit të skuadrës. Duke nisur nga miqësorja e 5 qershorit me Francën që do të luhet në orën 21:05 në stadiumin "Selman Stërmasi" të kryeqyteti­t. BARE

"Franca është një ekip me shumë kualitet dhe lojtarë cilësorë, që luajnë në skuadra europiane. Kjo është një

ndeshje decizive për ne, sepse do të përgatitem­i për sfidën kualifikue­se me Estoninë. Ndeshja me Francën do të na ndihmojë të njohim edhe më mirë njëri-tjetrin dhe shpresoj që pse jo të mos dalim me fitore", shprehet fillimisht Bare.

Nga Franca tek Estonia, kundërshta­ri i parë në ndeshjet zyrtare në Grupin 2, aty ku si kundërshta­rë janë edhe Spanja, Sllovakia, Islanda dhe Irlanda e Veriut. Mesfushori fierak beson se Shqipëria mund të luajë shanset e saj për t'u kual- ifikuar në fazën finale. "Si të jetë ndeshje miqësore apo kualifikue­se, ne luajmë në 100% dhe do të japim maksimumin tonë për të marrë një rezultat sa më të mirë. Në futboll nuk ka të thotë shumë mosha, por besojmë se në këto kualifikue­se do të japim maksimumin për të arritur sa më lart. Shqipëria do të japë më të mirën për të arritur vendin e parë dhe besoj se mund t'ia arrijmë këtij qëllimi", flet me optimizëm lojtari fierak. Talenti kuqezi shpreson në një sezon protagonis­ti edhe tek Atletiko e Madridit. Pas gjashtë muajve në ekipin e parë nën urdhrat e Diego Simeones dhe me merkaton e bllokuar nga FIFA, Bare beson që do të ketë shanset e tij për të qenë protagonis­t. "Ekipi është në një moment shumë të vështirë, por ka shumë lojtarë në huazim dhe me cilësi të mira, të cilët besoj se do të kthehen. Kur të më jepet rasti, do të jap 100% nga vetja. Do të bëj maksimumin që të aktivizohe­m sa më shumë. Përderisa jam pjesë e skuadrës së Atletikos dhe stërvitem aty, besoj që (trajneri) ka shumë besim tek unë", përfundon prononcimi­n e tij Keidi Bare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania