Panorama Sport (Albania)

Zidan: Juventusi di të sulmojë, por ne kemi Ronaldon

“Karriera ime spektakola­re, po dëfrehem me lojtarët”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në vitin e tij të parë, që nuk ishte as i plotë, në krye të pankinës së Realit të Madridit dhe në eksperienc­ën e parë si profesioni­st, fitoi Champions-in. Në të dytin, ai mund të bëjë dopietë në Europë, por edhe dopietë titujsh në një sezon, diçka që në "Santiago Bernabeu" mungon prej më shumë se gjysmë shekulli dhe mbi të gjitha të thyejë tabunë e dy kupave rresht me "veshë të mëdhenj". Nëse karriera e tij si futbollist u mbyll keq, me atë goditje me kokë ndaj Materacit dhe sfumimin e Kupës së Botës, rikthimi në fushë, më saktë nga pankina, ka qenë një mrekulli. "Nëse do të më kishin thënë që në fëmijëri se do të kisha jetuar gjithçka po shijoj tani, nuk do ta kisha besuar. Tani po që po dëfrehem dhe së bashku me futbollist­ët e mi po përjetoj diçka spektakola­re", bën hyrjen e tij Zinedin Zidan.

FAVORITË OSE JO - Përballja me Juventusin do të jetë speciale për "Zizu"-në, sepse do të luajë finalen e Kardifit kundër ish- skuadrës së tij. "Për Juventusin kam folur gjatë, ata janë një skuadër madhështor­e. Mund të them vetëm se kam kaluar momente të bukura, të cilat nuk do t'i harroj kurrë, por në Kardif dua t'i mund. Juventusi bën vetëm katenaço? Jo, është një gabim i madh nëse e mendojmë kështu. Ata po, dinë të mbrohen shumë mirë, por sivjet dinë edhe të sulmojnë me forca të shumta dhe në një mënyrë tepër të rrezikshme dhe të paparashik­ueshme. Bufon dhe Alegri na e kanë lënë ne rolin e favorites? Të gjithë kështu thonë, sepse jemi Reali, por dimë të jetojmë me këtë presion dhe na pëlqen. E dija kur isha futbollist dhe tani që jam trajner. Por nuk jemi ne favoritët. Në një finale suksesi është gjithmonë 50 me 50".

FORMACIONI DHE CR7

- Për sa i përket formacioni­t, i vetmi dyshim është ai mes Iskos dhe Bejlit. "Nuk jua them çfarë kam vendosur, por mund t'ju shtoj se mund të luajnë edhe së bashku njëkohësis­ht. Ajo që më bën të qetë është fakti që psikologji­kisht dhe fizikisht të gjithë lojtarët e mi janë në formë fantastike". I sigurt në formacion do të jetë pa dyshim Kristiano Ronaldo,

të cilin Zidan e respekton dhe e vlerëson shumë. "Më i forti mes meje dhe Ronaldos në epokën time? Pa dyshim ' CR7', sepse ai shënon... Unë luaja mjaft mirë futboll, e pranoj, por nuk shënoja sa ai, jo vetëm aq shumë, por edhe gola të rëndësishë­m sa ata të Kristianos. Ai është lideri i skuadrës sonë", përfundoi Zidan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania