Panorama Sport (Albania)

Kapiteni "xhol", Shtubina: Ju rrëfej misteret e Vllaznisë

"Vangjeli më i vështiri, hobi dhe miqtë më të mirë"

- ADMIR URUÇI

Në futboll numrin dhjetë e mbajnë futbollist­ët me fantazi, me klas. Ata që e shndërrojn­ë futbollin në poezi dhe kanë pasimin e zgjuar dhe me finesë. Jo se Ndriçim Shtubina nuk i ka karakteris­tikat e mësipërme, por ai ka edhe më shumë se kaq. I sakrifikua­r deri në maksimum për ekipin e tij të vendlindje­s, duke luajtur si mbrojtës, mesfushor, sulmues. Kapiteni i Vllaznisë, në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", tregon sezonin që lamë pas, momentet e bukura, tensionin dhe sqaron opinionin në lidhje me aludimet për ndeshjen me Skënderbeu­n. Shtubina thotë se futbollist­ët nuk e dinin që ekipi nuk ishte licencuar për në Europë dhe këtë gjë e morën vesh në ndeshjen e fundit. Ai e ka ngelur në klasë skuadrën duke thënë se meriton notën katër, ndërsa ka zgjedhur Vangjelin si mbrojtësin më të vështirë për t'u kaluar.

Shtubina farë note i vini skuadrës së Vllaznisë për këtë sezon?

Mund të them se ishte një sezon me ulje-ngritje për ne. Patëm një fillim të mirë, pastaj luhatje dhe pastaj e morëm sërish veten duke bërë ndeshje pozitive. Në javët e fundit skuadra nuk po e njihte veten. Mendoj se deri në javën e 27- të meritonim notën 8, pastaj në javët në vazhdim meritonim notën katër. Duhet të kishim marrë më shumë nga ky sezon.

Si mendoni ku gaboi ekipi? Vllaznia gaboi në momentet e saj më të mira. Nuk kemi arritur të menaxhojmë siç duhet situatat e krijuara dhe t'i kalonim ato në favorin tonë. Mendoj se duhet të ishim treguar më të vëmendshëm dhe do të kishim pasur një tjetër pozicion në renditje.

Mos ndoshta ndikoi fakti që Vllaznia nuk ishte li*en*uar për Kupat e Europës dhe vendi i katërt nuk do t,ju kualifikon­te?

Jo. Ne si skuadër nuk e morëm vesh këtë gjë. U njohëm me këtë situatë në momentin që përfundoi kampionati dhe mendoj se kjo nuk ndikoi aspak në punën tonë.

Cungu ishte shumë i a*aruar pas ndeshjes me Flamurtari­n0 Kishte ndonjë gjë që nuk shkonte brenda ekipit?

Tekniku Cungu ka qenë gjithmonë i acaruar me ne kur rezultati nuk ka shkuar apo nuk ka qenë siç duhet. Kjo gjë ndodhi sepse në javët e fundit nuk po merrnim dot pikë dhe po shndërrohe­j në një problem të madh.

1arkulluan zëra se ndarja e premios pas Partizanit ka ndikuar negativish­t te skuadra juaj0 Si është e vërteta?

Nuk mund të flas unë për ato që kanë folur të tjerët. Mendoj se diskutimi i premios nuk duhet të bëhet fare dhe nuk ka lidhje me atë që ne dhamë në fushën e lojës. Askush prej nesh nuk e donte atë situatë që u krijua. Por ndonjëherë kur nuk shkojnë punët ashtu siç duhet, fillojnë aludimet dhe hamendësim­et nga të gjithë.

Në ndeshjen e fundit u krijua një situatë e uditshme me lojtarët që mund t,i quajmë 3të huaj3 për Vllazninë0 Kishte mungesë besimi nga Vllaznia ndaj tyre apo klubi u ndie i tradhtuar?

Vetëm Bakaj nuk pranoi të luante, ndërsa Bici dhe Pepa ishin me kartonë të verdhë. Agoviç dhe Cicmil ishin të përjashtua­r disa javë përpara. Pra, do të thosha se nuk është as njëra, as tjetra. Këto gjëra ndodhin në futboll, por nuk mund të mendojmë se u bënë qëllimisht nga palët.

Mendoni se do të ishte më mirë që Vllaznia të kishte vetëm futbollist­ë shkodranë në përbërjen e saj?

Nëse do të grumbulloh­eshim të gjithë shkodranët që luajnë nëpër Shqipëri për të luajtur me Vllazninë, do të ishte shumë më mirë. Mirëpo, sigurisht që nuk është problem që Vllaznia të ketë edhe lojtarë të tjerë.

5u jeni kapiteni i vetëm që vetëm në portë nuk keni luajtur0 A ka qenë zgjedhje e trajnerit apo ju jeni shprehur vetë i gatshëm për kontribuar në do pozi*ion?

Mua më është kërkuar nga trajneri që të luaj në disa role ku kishte më shumë nevojë skuadra. Unë nga ana ime isha i gatshëm dhe e merrja me shumë dëshirë çdo pozicion. Për mua ka shumë rëndësi të jem pjesë e Vllaznisë dhe të kontribuoj për të, sesa roli ku luaj. Kam kërkuar gjithmonë vetë që të mos e zhgënjej trajnerin dhe ta bëj mirë detyrën që më ka caktuar. Jam munduar të jap maksimumin.

Si janë marrëdhëni­et tuaja me trajnerin Cungu? Mos ndoshta në momente të *aktuara jeni futur nën presion të kotë?

Marrëdhëni­et mes meje dhe trajnerit janë shumë të mira. Është e vërtetë se ngandonjëh­erë stresohesh­im të gjithë duke dëgjuar fjalët boshe të njerëzve, por që ndikonin në skuadër. Nuk ishte trajneri ai që na stresonte, por ai është munduar të na mbante larg thashethem­eve në shumë raste.

Kush ka qenë mbrojtësi më i vështirë për t,u kaluar nga ju dhe sulmuesi më i vështirë në kohën që keni luajtur si mbrojtës?

Mbrojtësi më i vështirë për t'u kaluar ka qenë Vangjeli. Ndërkohë, kur kam luajtur si mbrojtës, nuk kam hasur vështirësi që të bëj punën time dhe të mbroj sulmuesit e krahëve të ekipit kundërshta­r. Nuk ka qenë e lehtë, por nuk mbaj mend ndonjë që të më ketë vënë në vështirësi.

Kush janë miqtë e tu më të mirë në skuadër me të *ilët kaloni edhe kohën e lirë?

Arsid Tafili është miku im më i mirë. Kalojmë shumë kohë bashkë edhe jashtë fushës së futbollit. Ndajmë shumë gjëra të përbashkët­a me njëritjetr­in.

Çfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë përve futbollit?

Hobi im janë udhëtimet nëpër botë. Dua të njoh nga afër shumë vende dhe të mësoj rreth kulturave të ndryshme.

E mendoni veten tuaj te ndonjë ekip tjetër apo do të vazhdoni ende te Vllaznia?

Jo, jo. Jam pjesë e Vllaznisë dhe këtu dua ta mbyll karrierën time. Do të jem pjesë e këtij emri të madh të futbollit shqiptar, që më ka bërë ky që jam sot.

Ndeshjet me Skënderbeu­n janë paragjykua­r shumë0 Ka toleruar Vllaznia apo e keni menduar veten të dorëzuar? Trajneri Starova e ka theksuar di ka të tillë0

Me Skënderbeu­n kemi luajtur futboll të pastër gjithmonë. Njerëzit na kanë paragjykua­r pa të drejtë. Nuk kemi toleruar asnjë ndeshje, por kemi marrë pikë edhe ndaj tyre. Nuk është e vërtetë që kemi toleruar. As forca e ekipit nuk na lejonte një gjë të tillë. Njerëzit mund të flasin çfarë të duan dhe ne nuk mund të ndalojmë asnjë të flasë. Kjo është e vërteta.

Në momentin kur tifozët i duheshin Vllaznisë ata i mbushën shkallët e stadiumit0 Mos ndoshta është dashur të bëni më shumë për ta?

Kur i ftuam tifozët, kishim shumë nevojë për ta. Ata na u përgjigjën dhe unë i kam falënderua­r gjithmonë. Por në momentet e mira që ne kaluam, ata duhet të ishin më prezentë dhe të na mbështesni­n. Unë megjithatë i falënderoj dhe jemi borxhlinj ndaj tyre. Kur kemi ata pranë, jemi më të fortë.

A ndikuan alean * at në disfavor të Vllaznisë?

Mendoj se aleancat ndikuan javët e fundit edhe te Vllaznia. Mund të them se ato ndikuan shumë edhe në këtë kampionat.

Sipas jush kush mendoni se e meritoi titullin?

Besoj se renditja është reale dhe çdo skuadër në tabelë ka merituar atë vend që ka.

Mua më është kërkuar nga trajneri që të luaj në disa role ku kishte më shumë nevojë skuadra. Unë nga ana ime isha i gatshëm dhe e merrja me shumë dëshirë çdo pozicion. Për mua ka shumë rëndësi të jem pjesë e Vllaznisë dhe të kontribuoj për të, sesa roli ku luaj. Kam kërkuar gjithmonë vetë që të mos e zhgënjej trajnerin dhe ta bëj mirë detyrën që më ka caktuar. Jam munduar të jap maksimumin+

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania