Panorama Sport (Albania)

Perla e Kimishit shpëton Gjermaninë

Eriksenit i përgjigjet talenti i Bajernit me një kryevepër

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kombëtarja gjer mane e ka nisur me një barazim përgatitje­n për Kupën e Konfederat­ave në Rusi këtë verë. 25 vite pas finales së humbur të Europianit, skuadra eksperimen­tale e Joakim Lëvit luante me vetëm 3 kampionë bote dhe 7 lojtarë të rinj në fundin e miqësores kundër Danimarkës në "Brondbi Stadion", e cila përfundoi në barazim 1- 1. Mes reshjeve të rrëmbyeshm­e, kampionët e botës nuk bënë një figurë të keqe, por e panë veten në disavantaz­h pjesën më të madhe të ndeshjes për shkak të golit të Kristian Eriksenit që në minutën e 18-të për shkak të një gabimi në mbrojtje. Por përpara vërshëllim­ës finale (88') të Majkëll Oliverit, Kimish shënoi një gol spektakola­r me akrobaci.

Ndeshja - Me një skuadër me moshë mesatare 24.7 vjeç, vetëm 107 ndeshje me fanellën e përfaqësue­ses kishin "Pancerat" që Jogi zgjodhi të luajnë titullar, 3 prej të cilëve ishin debutues: portieri Kevin Trap, sulmuesi Lars Shtindël dhe Sandro Vagner. Ndërsa me kalimin e minutave debutuan edhe Junes, Demirbej dhe Platenhard. Julian Draksler ( kapiten) dhe Matias Ginter ishin të vetmit kampionë bote që e nisën nga minuta e parë. Pas një shansi me Vestergard, tre minuta më vonë nordikët e panë veten në avantazh pas një gabimi të Rydigerit në pasim dhe Eriksenit që shtangu Trapin me një goditje të fortë, duke i shënuar golin e parë në debutimin e tij titullar. Gjermania reagoi në kërkim të golit të barazimit, por një Vagner ishte i pafat kur e pa goditjen e tij të bllokohej nga Vestegard. Ndërsa si Gorecka ashtu edhe Draksleri provuan fatin nga jashtë zone, por Ronou i tha jo. Poulsen pati shansin e radhës,

por instinktet e portierit të PSG-së dhe ndihma e traversës i mohuan golin e dytë vendësve. Djemtë e Lëvit u treguan të rrezikshëm me goditjet standarde të Zyles dhe Ginterit, por portieri danez reagoi shkëlqyesh­ëm. Megjithatë, ai do të mposhtej dy minuta nga fundi, kur roveshada e Kimishit nga një distancë prej 8 metrash

pas kromimit të Shtindëlit, nuk i la asnjë shans gardianit të Hareides. Gjermania do të ketë një detyrë më të lehtë kundër San Marinos të shtunën, ndërsa do të kërkojë të bëjë një tjetër hap në kualifikue­set e "Rusi 2018", përpara se të luajë ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Konfederat­ave, kundër Australisë më 19 qershor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania