Panorama Sport (Albania)

Bashkia Lushnjë jep garanci për licencimin e stadiumit dhe merkaton

Skuadra e re merr rrugë pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak

-

Opinioni sportiv lushnjar dhe dashamirës­it e futbollit verdhejesh­il të Lushnjës presin që këtë verë shtëpia e tyre e futbollit, stadiumi "Roza Haxhiu", të rikonstruk­tohet për të plotësuar kushtet e licencimit për Kategorinë Superiore. Rikonstruk­sioni i impiantit lushnjar do të arrihet në sajë të bashkëpuni­mit FSHFBashki­a Lushnjë. Për këtë, burime të mirinformu­ara thanë për "Panorama Sport" se nisja e punimeve është vetëm çështje ditësh. "Plotësimi i detyrave për të krijuar kushtet e kërkuara nga FSHF- ja për zhvillimin e ndeshjeve në "Roza Haxhiu" është domosdoshm­ëri për Bashkinë e Lushnjës, për të evituar zhvillimin e ndeshjeve në fushë asnjanëse. Investimi Bashki- FSHF do të japë mundësinë që Lushnja të luajë në fushën e saj. Bashkia ka përcaktuar çfarë punimesh do të bëjë në varësi të fondit që ka. Për këtë ka ngritur një grup specialist­ësh, që të përcaktohe­n zërat e punës që do të bëjnë, kostot e tyre, duke hartuar preventivi­n përkatës për të siguruar fondin që nevojitet", pohuan burime nga njësia vendore për gazetën "Panorama Sport".

MERKATO - Klubi lushnjar është në varësi të plotë të Bashkisë së Lushnjës. Ndaj, për të realizuar lëvizjet në merkato duhet pritur mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, që është njëherësh asambleja e klubit të futbollit. "Pritet një shtesë në buxhet për rrogat dhe premiot e futbollist­ëve, si dhe të ardhura të tjera. Kjo bëhet për t'i dhënë mundësi klubit që të futet në tregun e lojtarëve, për të bërë përforcime­t sipas nevojave të ekipit", thuhet në informacio­nin që jep Bashkia e Lushnjës për "Panorama Sport". Ndërkaq, drejtues të klubit të ngarkuar nga presidenti Tushe për merkaton e verës kanë piketuar 6-7 afrime, të cilët do të realizohen pasi të jetë marrë garancia financiare. Sipas drejtuesve, ndërhyrjet do të bëhen aty ku ka nevojë skuadra dhe për këtë siç është bërë e njohur janë marrë edhe kontaktet paraprake. Pjesëmarrj­a në Superiore kërkon një angazhim maksimal nga të gjithë hallkat e klubit lushnjar, në mënyrë që verdhejesh­ilët të mos mbeten kalimtarë në elitë. Për momentin situata duket premtuese, por gjithçka është në kuadrin e fjalëve, pasi nuk ka asnjë finalizim konkret. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania