Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja në merkato, titullarët drejt largimit

-

Skuadra e Besëlidhje­s vijon pushimet verore, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për menaxherët dhe drejtuesit e klubit që tashmë janë në ethet e merkatos verore. Përveç faktit që duhet të rinovohet skuadra, disa nga titullarët janë në planet e ekipeve të ndryshme të Superiores, por edhe të klubeve jashtë vendit. Te Besëlidhja ditët e fundit ka pasur lëvizje në drejtim të ofertave për disa futbollist­ë, ku deri tani tre prej tyre janë kërkuar me ngulm nga ekipet elitare, ndërsa sulmuesi guineas Seku Kamara është në planet e skuadrës së Fc.Zorya Luhansk. Për këtë të fundit, pritet të përcaktohe­t vlera e kartonit të tij dhe pas bisedimeve do të vendoset përfundimi­sht, nëse do të transferoh­et apo do të qëndrojë. Nga ana tjetër, mesfushori Lancinet Sidibe dhe mbrojtësi i majtë Edison Ndreca kërkohen nga ekipe brenda vendit, por nuk ka asnjë lëvizje konkrete në këtë drejtim. Rinovimi - Presidenti Gjok Noka ka premtuar një rinovim total të skuadrës për sezonin e ardhshëm, pasi nuk do të heqë dorë nga pretendimi për ngjitje, ndonëse shkalla e vështirësi­së për sezonin e ri është shumë më e madhe, pasi në grupin e veriut pritet të futet edhe Tirana, e cila do të luftojë realisht për t'u rikthyer në elitë. Trajneri Alban Bruka që ende zyrtarisht është ende në krye të Besëlidhje­s, ndryshe nga presidenti mendon se skuadra ka nevojë për rifreskim, por jo për ndryshim radikal, pasi ruajtja e boshtit do të ishte gjë pozitive. Por, një gjë e tillë pritet të jetë e vështirë, duke qenë se lojtarët titullarë kanë bërë paraqitje të mirë në ndeshjet e Kupës dhe ofertat në drejtim të tyre nuk kanë munguar. Duke parë dëshirën e vetë futbollist­ëve edhe drejtuesit do ta kenë disi të vështirë që t'i mbajnë lojtarët edhe për një tjetër sezon. Megjithatë, deri në momentin e nisjes së fazës përgatitor­e asgjë nuk mund të thuhet me siguri në lidhje me atë që mund të ndodhë. Por, ndërtimi i një skuadre të fortë për sezonin e ri duket pak i vështirë. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania