Panorama Sport (Albania)

Takimi te Tirana, Halili “ngrin” Josën

Tekniku mund të jetë në Europë, por "dashuria" ka mbaruar

- ADELA MERKO

Refik Halili takon Mirel Josën. Ashtu sikundër ishte paralajmër­uar, gjatë mesditës së djeshme, pak para se të mblidhej edhe Komisioni i Etikës, palët janë ulur në rezidencën e presidenti­t për të biseduar për sezonin që u mbyll, por edhe për të ardhmen. Edhe pse qëndruan afro 60 minuta në tavolinë, në fund asgjë nuk u vendos. Nuk mund të flitet për konfirmimi­n e trajnerit në stol. Kjo është pak, por e sigurt. Kreu i klubit nuk ia ka komunikuar një gjë të tillë, duke lënë të hapur mundësinë për një "divorc". Një situatë më shumë se e çuditshme për klubin më të titulluar në vend, i cili më datë 29 qershor do të luajë edhe ndeshjen e parë në Ligën e Europës. E thënë ndryshe, nga ky takim nuk ka dalë asgjë në "dritë", ndërsa pritet që sot ose maksimumi nesër të flasin sërish për të vendosur një herë e mirë se çfarë do të ndodhë me pankinën e bardhebluv­e. Një takim i dytë do të përcaktojë minimalish­t të ardhmen e Mirel Josës, pasi as ky i fundit nuk e di nëse do të jetë në krye të skuadrës ditën e hënë, kur është menduar që nisin përgatitje­t për zonën "Euro". Por, burime pranë klubit zbulojnë për gazetën që Halili është më shumë larg sesa pranë Josës. Një lloj "stepje" vjen edhe prej kontratës, mungesës së varianteve dhe mbi të gjitha ndeshjeve të Europës. Presidenti pret që të merret vendimi për çështjen "Skënderbeu",

ndërsa trajneri do garanci. Kur themi garanci, i referohemi jo vetëm krijimit të një projekti ambicioz për të ngjitur brenda një sezoni ekipin në elitë, por edhe financave. Dhe një gjë të tillë, Josa mësohet se ia ka bërë të qartë presidenti­t. Por, pikërisht këtu qëndron kleçka. Kreu i klubit, duke qenë se shpreson

ende te qëndrimi në Kategorinë Superiore, nuk mund të ketë ide të qarta për të ardhmen e afërt. Investimet në inferiore pa dyshim që nuk do të jenë me shifra "milionere", ndaj Tirana dashur pa dashur mbetet e gjitha në "ajër". Gjithsesi, drejtuesit e kanë një plan fillestar në kokë. Të ndodhur përpara

një situate komplekse, Mirel Josës mund t'i kërkohet që të qëndrojë në krye të ekipit të paktën për Europë. Dhe nëse gjendet akordi, 54-vjeçari do të zbresë në fushë në fillim të javës. Qëndrimi i tij nuk do të ketë afat, por minimalish­t ai pritet që të nisë përgatitje­t për dy ndeshjet e turit të parë.

 ??  ?? Josa mes kursantëve të UEFA Pro, gjatë një vizite në ''Skënder Halili''
Josa mes kursantëve të UEFA Pro, gjatë një vizite në ''Skënder Halili''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania