Panorama Sport (Albania)

Konte heq Kostën me një “sms”, tani e do Milani

“E turpshme, nuk e di pse s'më do, mbase kam luajtur keq”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ishkarkuar. Me një mesazh dhe pa paralajmër­im. Pas një Premier Lige të fituar si protagonis­t ( 20 gola të shënuar), aventura e tij te Çelsi përfundon në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

ME TELEFON

Pas miqësores mes Spanjës dhe Kolumbisë, Diego Kosta lëshon bombën e merkatos së momentit: "Konte nuk më do më te Çelsi dhe më largoi me një sms. Është e turpshme". Sulmuesi 28- vjeçar, i cili shënoi 26 gola në 46 ndeshjet e tij me kampionët e Anglisë sezonin e shkuar, thotë se tekniku italian i dërgoi një mesazh në telefon, ku i bënte me dije fatin e tij, i cili ishte larg "Stamford Bridge". Duke folur për gazetarët pas barazimit 22 të Spanjës në testin ndaj Kolumbisë të mërkurën, Kosta tha: "Unë jam një lojtar i Çelsit, por ata nuk më duan më aty. Antonio Konte ma tha me një mesazh se nuk do të jem pjesë e Çelsit, kaq. Konte më tha se nuk besonte më tek unë sezonin e ardhshëm. Është e turpshme. Unë ua përcolla mesazhin e tij drejtuesve të Çelsit për të vendosur. Por është e qartë që trajneri nuk beson më tek unë dhe nuk më do më atje. 'Duhet të gjesh një skuadër', më shkroi". Por Konte e bëri këtë lëvizje, sepse tashmë e di se cilin do të ketë në majën e sulmit sezonin e ardhshëm. Romelu Lukaku ka një akord për t'u rikthyer në "Stamford Bridge". KONFIRMOHE­T DIVORCI

Por cili ka qenë reagimi i Çelsit pas këtij lajmi? "Nëse trajneri i skuadrës, i cili është ai që i zgjedh lojtarët, të thotë se nuk të do më, atëherë çfarë të mbetet tjetër për të bërë? Mund vetëm të shkosh. Nuk më kanë thërritur, ua përcolla unë mesazhin e Kontes. Tani gjithçka është më e lehtë. Nëse trajneri nuk të do, atëherë Çelsi duhet të më shesë. Përse nuk më duan më? Ah, këtë nuk e di. Duhet të kem bërë një sezon të keq". Bomberi i kombëtares iberike do preferonte të rikthehej tek Atletiko, por atje do ta ketë të pamundur për të luajtur në 4- 5 muajt e ardhshme për shkak të embargos. Tashmë largimi i tij nga Londra është 100% i

sigurt dhe në letra duket se është më i mundur një transferim drejt Kinës apo Italisë, pavarësish­t ëndrrës së lojtarit për t'u rikthyer në Madrid. "Nuk e di, është e ndërlikuar. Njerëzit e dinë që unë e dua shumë Atletikon dhe se më pëlqen të jetoj në Madrid. Unë thjesht dua të luaj, kaq". Kosta u transferua te blutë e Londrës në vitin 2014 për shifrën e 32 milionë paundëve dhe prej atëherë ka shënuar 58 gola në 120 ndeshje, duke fituar dy tituj kampion në Angli dhe një Kupë Lige.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Britanikët kanë hedhur votën e tyre të enjten, por fushata anti-Venger ka vijuar edhe në zgjedhjet e përgjithsh­me. Pavarësish­t se trajneri i Arsenalit rinovoi edhe për dy vite të tjera, të shumta ishin votat e tifozëve të "topçinjve" që u bënë të...
Britanikët kanë hedhur votën e tyre të enjten, por fushata anti-Venger ka vijuar edhe në zgjedhjet e përgjithsh­me. Pavarësish­t se trajneri i Arsenalit rinovoi edhe për dy vite të tjera, të shumta ishin votat e tifozëve të "topçinjve" që u bënë të...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania