Panorama Sport (Albania)

Shtyhet vendimi për Skënderbeu­n, ja prapaskena­t

Pesë klube mbajnë frymën, çfarë nuk shkon me shtyrjen

- BESAR BOZGO

Komisioni i Etikës pranë FSHF-së lë sërish pa vendim dosjen "Skënderbeu". Pas dy mbledhjesh dhe rreth 120 minutash diskutime, komisioni vendosi dje shtyrjen e gjykimit të çështjes. "Komisioni i Etikës i mbledhur sot (dje) pranë FSHF-së ka vendosur të shtyjë gjykimin e çështjes 'Skënderbeu' për të përfshirë në proces edhe materiale të tjera të nevojshme për hetimin. Seanca e radhës është planifikua­r për t'u zhvilluar në datën 23 qershor, ora 13:00", thuhej në vendimin e djeshëm të FSHFsë. Shtyrja e tij po ngre dyshime të mëdha, në një kohë që mban peng një pjesë të skuadrave të Superiores dhe të së Parës.

ÇFARË NUK SHKON - Megjithëse UEFA dhe KAS kanë dhënë vendimin e tyre të argumentua­r për Skënderbeu­n, FSHF-ja dhe Komisioni i Etikës nuk janë në gjendje të marrin një vendim në lidhje me këtë çështje. Një mungesë e theksuar seriozitet­i karshi vetë institucio­nit, futbollit shqiptar në tërësi dhe një klubi si Skënderbeu, që mund të ketë mëkate të mëdha për të larë, por që kurrsesi nuk meriton as korçarët apo

çdo klub tjetër që t'i krijohet një trysni e tillë për një çështje që është lehtësisht e zgjidhshme. Në gjithë këtë vorbull trysnie, ankthi, paniku dhe pasigurie që po krijohet nga FSHF-ja dhe Komisioni i Etikës nuk është vetëm Skënderbeu, por edhe Tirana, Luftëtari, Teuta, Bylis

apo Besëlidhja, të cilat presin vendimin. Një çështje që mban peng praktikish­t një pjesë të mirë të ekipeve të Superiores dhe disa të Kategorisë së Parë. Në situatën në të cilën ndodhemi, është frika se Shqipëria mund të humbasë sërish një ekip në përfaqësim­in e saj në

Kupat e Europës për këtë sezon. Një vit më parë, Shqipëria e humbi një vend pas dënimit të Skënderbeu­t, në një kohë që humbet vetëm kampionati dhe klubet, pasi cenohet koeficient­i që ka Superiorja në UEFA. Luftëtari apo Teuta janë në pritje të vendimit për të ndërtuar më pas ekipet për sezonin e ri. Ndërsa Tirana shpreson ende se mund të luajë në Superiore sezonin tjetër. E gjitha është e mbështjell­ë me mister, pasi nuk ka asnjë informacio­n se çfarë hetimesh po bën Etika, në një kohë që vendimi i UEFA-s është i qartë dhe i argumentua­r në një dosje të plotë.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Etikës
Gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Etikës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania