Panorama Sport (Albania)

Cungu: Qëndroj, por e dija që nuk shkonim në Europë

"Po të ishte një privat në krye, nuk do të talleshin me fanellën individë të caktuar"

- ADMIR URUÇI

Trajneri Armando Cungu, pas pushimit disaditor që mori pas përfundimi­t të sezonit, ka preferuar që të ulet dhe të rrëfehet për mediat, ku ka prekur disa çështje që shqetësojn­ë opinionin sportiv në Shkodër. Cungu ka konfirmuar se do të vijojë punën si trajner i Vllaznisë, por sërish pret të ulet e të bisedojë me drejtuesit e lartë. Trajneri ka prekur shumë çështje që ndikuan në luhatjet e skuadrës, e cila mbijetesën e siguroi vetëm në javën e fundit. Cungu u tregua i sinqertë, pasi pohoi se e dinte se Vllaznia nuk do të merrte pjesë në Europë, pasi nuk licencohej. Në fund, ai ka folur edhe për mungesën e një presidenti si dhe planet që ka për riorganizi­min e skuadrës së sezonit të ri.

SITUATA E CUNGUT

"Me Vllazninë kam pasur një kontratë njëvjeçare, por kontrata ka qenë e ndërthurur në mënyrë të atillë që unë kisha të drejtë për të rishikuar kontratën. Nuk bëhet fjalë në aspektin financiar, por bëhet fjalë në aspektin e ambicies së klubit për sezonin e ardhshëm. Nuk më ka munguar kurrë dëshira dhe as respekti për të kontribuua­r për Vllazninë, pasi ajo është në zemrën time. Jam një djalë Shkodre, kështu që nuk më ka munguar kurrë dëshira për të qenë pjesë e Shkodrës. Dua të falënderoj kryebashki­aken Ademi që ka bërë publike mbështetje­n për mua duke vlerësuar njëkohësis­ht punën time që kam bërë te Vllaznia. Shumëkush mundet të thotë se shpëtuam në javën e fundit. Vllaznia ishte që në fazën e tretë me 39 pikë, që nuk i kishte grumbullua­r asnjë vit më përpara, me rezultate shumë të mira dhe në vendin e katërt. Unë flas për një Vllazni europiane, çka nuk kishte ndodhur për shumë vite më përpara. Çuditërish­t, mbas dy javëve të para të fazës së katërt, nëse mund të them mbas barazimit në Kukës dhe barazimit me Partizanin, Vllaznia u shpërfytyr­ua. Dhe, duke futur këtu edhe mosseriozi­tetin dhe mospërgjeg­jësinë e ndonjë individi të caktuar, të cilin unë e kam bërë prezent dhe nuk kam as edhe një ndrojtje për të ritheksuar këtë gjë. Na duhej vetëm një pikë për të qenë në vendin e katërt, ose më saktë për të siguruar përfundimi­sht mbijetesën, por çuditërish­t ekipe që pothuajse nuk kanë marrë pikë gjatë gjithë sezonit, në 5-6 javët e fundit, gjejnë mundësinë për të marrë trepikësha. Ndërsa Vllaznisë nuk iu gjet mundësia për të marrë qoftë edhe një pikë. Persona të veçantë e çuan situatën në mënyrë të tillë që të përballen në ndeshjen e fundit, Vllaznia me Tiranën për të siguruar mbijetesën. Kjo gjë nuk e nderon absolutish­t futbollin shqiptar. Me kualitetet që kishte Tirana, sikurse edhe Vllaznia, nuk e meritonin për të qenë në këtë finale mbijetese. Por, kalkulime të tilla i çuan këto ekipe në një situatë të tillë". VAZHDIMËSI­A

"Fakti që kam firmosur një kontratë afatgjatë me Vllazninë nuk më ka detyruar kush me zor, e kam bërë me kënaqësinë më të madhe dhe kam ardhur me kënaqësinë më të madhe për të kontribuar te Vllaznia, qoftë edhe në momentet më të vështira. Mua nuk më kanë munguar as mundësitë dhe as ofertat edhe verën e kaluar, as sot që flasim. Madje, kam refuzuar edhe oferta shumë joshëse, sa çdo trajner apo sportist do ta kishte ëndërr ta refuzonte. E kam bërë me vetëdijen më të madhe, sepse më pëlqen një gjë e tillë. Duhet të jemi korrekt, unë flas me letra të hapura, pa doreza, futbolli shqiptar kërkon investime të mëdha. Vllaznia nuk ka luksin për të mundur Kukësin me investime, as Korçën, as Partizanin, as ndoshta edhe Flamurtari­n,

pavarësish­t situatave në të cilat ndodhet vitet e fundit, por të paktën financat janë të shëndosha. Madje, edhe shumë ekipe të tjera, ndoshta edhe Gjirokastr­a, etj., etj., pa dashur të futem në këto situata. I them këto për t'i kuptuar qytetarët dhe tifozët e Shkodrës, të cilët i kam për zemër dhe i respektoj, sidomos për ndeshjen e fundit, ku jam ndier shumë i emocionuar dhe i prekur".

MOSLICENCI­MI NË EUROPË

"Përtej çfarë kanë thënë, unë jam i drejtpërdr­ejtë dhe mund të them se ka ndikuar moslicenci­mi i klubit në Europë. Madje mund të them se kam komunikuar me disa lojtarë një muaj e gjysmë pa mbaruar kampionati, kur doli një gjë e tillë. Unë e pata marrë me kohë një konfirmim nga FSHF, që Vllaznisë i ishte kthyer një përgjigje negative për të marrë pjesë. Unë si trajner jam munduar të bëj të paditurin për të inkurajuar djemtë, duke u thënë se UEFA na ka dhënë kohë për t'i shlyer detyrimet. Këtë jam munduar që t'ua them edhe djemve që të mos lëshonin dhe që të mos na rrëshqiste situata. Për mua pak rëndësi kishte nëse do të luanim në Kupat e Europës. Rëndësia qëndronte në aspektin moral të atyre djemve që të ishim në vendin e katërt dhe klubi të rritej shkallë pas shkalle. Jam i bindur se sportistët shpeshherë kanë informacio­ne më mirë sesa ne trajnerët. Ata më kanë thënë për këtë çështje. Kjo natyrisht që ka sjellë edhe njëfarë përgjumje te lojtarët". RIORGANIZI­MI I VLLAZNISË

"Kam pasur një takim me administra­torin Gjyrezi dhe pres që të vendosim një datë ku do të bisedojmë me kryetaren e bashkisë për të bërë një analizë të hollësisht për të marrë gjithsecil­i përgjegjës­itë e tij për sezonin që lamë pas. Dëshira nuk do të më mungojë dhe kjo dëshirë nuk i mungon as kryebashki­akes dhe administra­torit, por përtej kësaj dëshire duhet të kalojmë direkt në terren. Nëse do të përputhet teoria me praktikën, unë jam i gatshëm për të kontribuar për Vllazninë. Unë i kam kuptuar dhe i kuptoj drejtuesit se kanë bërë maksimumin e mundshëm me gjithë mundësitë që kanë pasur. Kam kërkuar mbështetje, pasi e di si funksionon futbolli shqiptar, si funksionoj­në aleancat e kulisat. Nuk kam shprehur pakënaqësi, por kam kërkuar mbështetje. Jam krenar për këtë Vllazni, pasi ka luajtur futboll të pastër e të ndershëm jashtë llogarive të ndokujt. S'kemi patur asnjë aleancë edhe pse më janë afruar aleanca të tilla. Jemi munduar të luajmë me djemtë tanë, me fytyrën tonë dhe me emblemën tonë. Besoj se kemi bërë një kampionat shumë të mirë dhe i kemi arritur qëllimit, pavarësish­t se ka patur gjatë sezonit individë të caktuar që nuk kanë qenë seriozë me Vllazninë. Dua të jem korrekt, nuk kam asgjë me lojtarët jabanxhinj që kanë qenë te skuadra. Falënderoj edhe kontributi­n e tyre dhe atë që kanë dhënë gjatë këtij sezon. I respektoj ata. Sikurse nuk respektoj aspak ata që janë tallur me fanellën e Vllaznisë".

LISTË TË GATSHME

"Po, kam një listë të gatshme dhe kam folur me administra­torin. Nuk dua të përmend emra, por kryesisht janë lojtarë shkodranë, që luajnë në Superiore. Edhe në dy merkatot e fundit kam paraqitur lista, ku jam munduar të jem korrekt dhe jo të bëj lista jashtë logjikës ekonomike të klubit. Nuk dua që të them se kam bërë listë sikur t'i kërkoja Salihin Korçës në periudhat e tij më të mira, apo t'i merrja Pejiçin Kukësit apo Ekubanin Partizanit, që nuk jepeshin me asnjë çmim. Kam bërë një listë me lojtarë që mund të jenë më poshtë se këto emra, por të vlefshëm për Vllazninë. Jam munduar që të mbështetem tek emrat e shkodranëv­e. Detyra ime si trajner e shkodran ka qenë që t'u bëj një ofertë, ndërsa ata duhet ta shqyrtonin. Në mesjavë kam filluar kontaktet me tre futbollist­ë shkodranë, shpresoj që të paktën njëri të kthejë përgjigje pozitive. Janë futbollist­ë të Superiores dhe nëse do të kthehet përgjigje pozitive do të jem i gatshëm për të bërë prezent emrat e tyre".

MUNGESA E PRESIDENTI­T

"Të jeni të bindur se po të ishte një privat nuk do të ishin tallur me fanellën e Vllaznisë individë të caktuar, sepse kam eksperienc­at e mia futbollist­ike, si lojtar dhe trajner. Duhet të mirëkuptoj­më të gjithë edhe dëshirën e kryebashki­akes së Shkodrës për ta kaluar klubin te një privat. Por duhet të kuptojmë një situatë tjetër, pasi është përgjegjës­i për të gjetur personin e duhur, që ka seriozitet­in dhe ambiciet për ta mbrojtur këtë emblemë. Nuk është shumë e largët eksperienc­a me kompaninë "GEA Sport", një kompani fantazmë. Nuk është koha për eksperimen­te, por klubi t'i jepet një investitor­i serioz".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania