Panorama Sport (Albania)

Kotobelli si telenovelë, rinisin bisedimet

24-vjeçari ka konfirmuar për “Panorama Sport” rihapjen e bisedimeve me “demat”

- JETON REXHMATI

Transferim­i i Blerim Kotobellit te Partiza ni po kthehet në një telenovelë. Ditë më parë ka qenë vetë lojtari që e pohoi për "Panorama Sport" se ka gjetur akordin me Partizanin dhe priste vetëm që të diskutonte disa detaje që të firmoste. Të mërkurën bisedimet morën një rrjedhë tjetër, aq sa u tha se dështoi kalimi i mbrojtësit te të kuqtë e kryeqytet. Shkak u bënë disa klauzola që lojtari nuk i kishte diskutuar më herët me drejtuesit e Partizanit. Njëra nga këto thuhet se kishte të bunet me një penalitet, deri në 20% të rrogës vjetore nëse ekipi nuk del kampion. Në këto kushte, lojtari është përshëndet­ur me të kuqtë dhe ka nisur shqyrtimin e ofertave të tjera. Por, 24 orë më pas, çështja "Kotobelli" është kthyer sërish nga fillimi. Mësohet se dje drejtuesit e Partizanit e kanë telefonuar sërish lojtarin për të diskutuar. Pra, të kuqtë i janë rikthyer pistës së afrimit të Kotobellit, duke i diskutuar edhe një herë pikat që sollën dështimin e bisedimeve të para. "Panorama Sport" mëson se drejtuesit e Partizanit dhe mbrojtësi i majtë kanë kontaktuar përsëri dhe gjithçka mund të zgjidhet duke kënaqur të dyja palët. Kotobelli ka kërkesat e tij në lidhje dhe pikat në kontratës, të cilat nuk u pranuan prej tij kur u thirr

që të nënshkruan­te me "demat". Në rast se palët gjejnë akordin e përfolur në hapat e para të bisedimeve, atëherë me shumë mundësi që sot Blerim Kotobelli mund të konsideroh­et si lojtar i Partizanit. I kontaktuar nga gazeta, ishmbrojtë­si i Teutës konfirmoi se

janë hapur sërish bisedimet me klubin kryeqyteta­s. "Po, është e vërtetë që përsëri janë hapur bisedimet me Partizanin. Kështu që pres të ulem sërish dhe të flas me drejtuesit për të parë se çfarë do të bëhet", u shpreh Kotobelli për "Panorama Sport". 24-vjeçari do të firmosë me të

kuqtë vetëm nëse drejtuesit i heqin pikat e kontratës, të cilat thuhet se nuk ekzistojnë te lojtarët e tjerë të skuadrës që përfunduan sezonin e fundit. Gjasat janë që Kotobelli të vishet i kuq dhe nga 12 qershori të nisë përgatitje­t për pjesëmarrj­en në Ligën e Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania