Panorama Sport (Albania)

Brazil-Argjentinë ndezin motorët në Australi

Përballja e gjigantëve do të zhvillohet në një fushë... kriketi

-

Ndeshja e sotme lu het midis dy ekipeve kombëtare të futbollit me rivaliteti­n më të madh që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit. Kjo ndeshje mbart një histori të pasur me emrat më të famshëm të futbollist­ëve që kanë lënë shenjën e tyre në historinë e futbollit, por mbart edhe reputacion­in e zbavitjes që është shpërndarë në të gjithë globin. Ndeshja midis Brazilit dhe Argjentinë­s do të luhet në qytetin e Melburnit në Australi, ku dy gjigantët e Amerikës së Jugut do të përballen për të 108-ën herë me njëri-tjetrin. E veçanta e kësaj sfide të shumëpritu­r nga sportdashë­sit është se do të luhet në një fushë kriketi.

VENDET KU ËSHTË LUAJTUR- Është hera e dytë që Australia bëhet pritëse e kësaj ndeshjeje. Brazili dhe Argjentina, ndër vite, kanë luajtur në 19 shtete të ndryshme, duke u shpërndarë në të pestë kontinente­t. Nga Kili e deri në Kinë, një total prej 32 qytetesh kanë provuar "shijen" e vërtetë të këtij dueli titanësh. Gjithçka filloi në 20 shtator të vitit 1914. Kur Lufta e Parë Botërore mbaroi në Europë, "Seleçaot" u ndeshën për herë të parë në një miqësore me "Los Gauços", në Buenos Aires. Rezultati? Fitore e vendasve 3-0, e para nga 37 fitore e ekipit të famshëm me vija blu dhe të bardha ndër vite. Natyrisht, ata ndjekin rivalët e tyre në këtë aspekt. Brazili udhëheq duelet kokë më kokë, ku ka fituar 44 nga 107 duele të luajtura, që kur kanë hyrë në zbatim rregullat dhe kushtet e FIFA-s. Pavarësish­t vendimeve burokratik­e, dashuria midis këtyre shteteve nuk ka humbur asnjëherë. Me gjithë rivaliteti­n e madh, për këto dy ekipe më e rëndësishm­e ka

qenë futbolli, i cili për ta është një fe.

NDESHJET "PIKANTE"Ndeshja që u luajt në vitin 1937 u etiketua si "ndeshja e turpit" në Brazil, pasi lojtarët e tyre u detyruan të linin fushën e lojës, në shenjë proteste të thirrjeve raciste të tifozëve

të Argjentinë­s në Buenos Aires. Në 1939, ish- lojtari i Argjentinë­s, Arkadio Lopez, ishte shumë i inatosur me vendimin e arbitrit që akordoi një penallti në favor të Brazilit, duke sulmuar arbitrin. Më pas u nxor jashtë fushe nga forcat e policisë.

Skuadra e tij, pjesërisht në solidarite­t me shokun e tyre dhe pjesërisht për shkak se ata ishin mjaft të inatosur, u larguan pas tij. Por arbitri vendosi që penalltia të gjuhej gjithsesi dhe pa portier vështirë se mund të mos shënohej. Brazili fitoi 3-2.

 ??  ?? Qytetet ku është luajtur kjo "klasike": Buenos Aires (29 ndeshje); Rio de Zhaneiro (21); Sao Paolo (9); Montevideo (7); Belo Horizonte (4); Rozario, Lima (3); Avejaneda, Porto Alegre, Valparaiso, Santiago, Guaiakil, San Zhoze, Melburn (2); Kordoba,...
Qytetet ku është luajtur kjo "klasike": Buenos Aires (29 ndeshje); Rio de Zhaneiro (21); Sao Paolo (9); Montevideo (7); Belo Horizonte (4); Rozario, Lima (3); Avejaneda, Porto Alegre, Valparaiso, Santiago, Guaiakil, San Zhoze, Melburn (2); Kordoba,...
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania