Panorama Sport (Albania)

Siglohet ekipi me një sulmues, ja arma sekrete e Shqipërisë

Trajneri italian ideon kurthin, ndaj Izraelit vetëm... vrap, presing dhe kontroll të topit

- OLSI TUJANI

Tre gola të pësuar dhe një lojë jashtëzako­n isht e keqe nuk mund të justifikoh­en vetëm me dy kartonët e kuq. Përballja direkte ndaj Izraelit që u humb në "Elbasan Arena" ka sjellë edhe të gjithë zinxhirin e problemeve për kuqezinjtë, ndaj edhe trajneri De Biazi është duke përgatitur në mënyrën e duhur sfidën për "hakmarrje".

STRATEGJIA - Lojërat e fundit që ka bërë Shqipëria kanë qenë shumë larg paraqitjev­e në Europian dhe para Europianit. Për këtë, trajneri ka ngulmuar ndaj të tijve për mënyrën si duhet të sillen në 90-minutëshin e radhës. Presing, vrapime, lojtarë të lëvizshëm dhe grup që nuk do t'i lërë hapësira kundërshta­rit. Këto janë kërkesat që ka ushtruar De Biazi ndaj lojtarëve gjatë seancave stërvitore për mënyrën e lojës. Tekniku ka kërkuar që më së paku të mos lejojë kundërshta­rin që të udhëheqë takimin, si dhe të mos kenë topin në zotërim gjatë gjithë lojës për t'u organizuar rrezikshëm në portën tonë.

FORMACIONI - Si gjithmonë, De Biazi ka dilema për 11-shen që do të hedhë në fushë. Edhe pse janë zhvilluar pjesa më e madhe e përgatitje­ve, pasi sot do të jetë dita e fundit e ushtrimeve intensive para udhëtimit, tekniku italian ka ende mëdyshje për titullarët. Strakosha në kuadrat është i sigurt në 11shen titullare, ndërkohë që përpara tij e gjejnë veten Hysaj, Mavraj dhe Gjimshiti. Vazhdon ende dilema mes Alijit dhe Lenjanit për mbrojtësin e majtë. Në mesfushë, Kukeli thuajse e ka të fituar një fanellë së bashku me Memushajn në të majtë të tij. Abrashi dhe Kaçe po duelojnë mes tyre për një rol në tredhëmbës­hin e mesit të fushës, ndërkohë që pas nuk mbetet edhe Basha. Në anët e mesfushës me 5 Roshi pritet të luajë në të djathtë, ndërkohë që Hyka është i avantazhua­r ndaj Llullakut në të majtë. Në majën e sulmit, Cikalleshi mbetet i favorizuar përballë Sadikut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania