Panorama Sport (Albania)

“Kaos” edhe në Izrael, 20 mijë tifozë për të mundur Shqipërinë

Barazimi ndaj Moldavisë ka ngjallur kritika

-

Barazimi i fundit i Izraelit ndaj Moldavisë ka lënë shije të keqe jo vetëm në opinionin sportiv në këtë vend, por edhe te vetë lojtarët. Njësoj si në vendin tonë që ka pasur kritika për pesë humbjet e Kombëtares, edhe në Izrael është kritikuar paraqitja e fundit ndaj Moldavisë. Përpos kritikave nga mediat vendëse për paraqitjen e Kombëtares, edhe vetë futbollist­ët e aktivizuar kanë bërë një paraqitje jopozitive. Në një dalje për mediat vendëse, një nga futbollist­ët e rinj që është aktivizuar në miqësoren e fundit shprehet i bindur se ndaj Shqipërisë do të jetë një tjetër paraqitje. Kjo për vetë praninë e tifozëve. "Kemi bërë një ndeshje aspak pozitive ndaj Moldavisë. Për fat barazuam dhe nuk u mundëm, mirëpo nuk na mjafton diçka e tillë. Në atë ndeshje ne eksperimen­tuam dhe testuam disa mundësi se si do të luajmë kundër Shqipërisë, por gjithsesi nuk mund të justifikoh­emi për mënyrën që u paraqitëm. Unë kam besim se në ndeshjen e së dielës me praninë e një numri të madh shikuesish ndaj Shqipërisë do të bëjmë një tjetër ndeshje. Do të kemi mundësinë të garantojmë vendin e tretë në grup dhe kam besim se do t'ia dalim. Emocionet? Ishte kënaqësi e veçantë që zbrita në fushë për 45 minuta me kombëtaren dhe shpresoj që të kem minuta edhe ndaj Shqipërisë", ka deklaruar Beram Kajal, një prej lojtarëve të rinj të aktivizuar nga Levi në miqësoren ndaj Moldavisë. STADIUMI - Sfida e radhës për Shqipërinë do të luhet në një stadium me kapacitet të përgjithsh­ëm prej afro 31 000 stolash. Impianti "Sammy Ofer" është inauguruar në vitin 2014 dhe ndodhet në Haifa të Izraelit. Ky impiant është një prej stadiumeve kandidatë për të pritur finalen e Superkupës së Europës që do të zhvillohet në vitin

2019, pra rivalizon me "Arenën Kombëtare" që është gjithashtu kandidate.

BILETAT - Nga Shqipëria ka pak të dhëna që do të ketë tifozë. Grupimi i ultrasve "Tifozat Kuq e Zi" kanë konfirmuar se do të jenë në Haifa, mirëpo nuk pritet që të ketë numër të madh

mbështetës­ish për Kombëtaren. Nga ana tjetër, federata pritëse e ndeshjes ka bërë me dije se janë shitur rreth 17 mijë bileta për këtë përballje. Sipas të dhënave nga mediat vendëse, bëhet fjalë për një numër spektatorë­sh që do të jetë afro 22 000.

 ??  ?? Beram Kajal
Beram Kajal
 ??  ?? STADIUMI
Emri: “Sammy Ofer” Vendi: Haifa, Izrael Kapaciteti: 30870 ulëse Fusha: 22 000m2 Inaugurimi: 27 gusht 2014
STADIUMI Emri: “Sammy Ofer” Vendi: Haifa, Izrael Kapaciteti: 30870 ulëse Fusha: 22 000m2 Inaugurimi: 27 gusht 2014

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania