Panorama Sport (Albania)

Hyka: Boll me polemika, nuk më intereson shiriti

“Nuk mund të bëjmë 'Europianin', orari... sikleti im”

-

“Kombëtarja mbi gjithçka", i këtij mendimi është Jahmir Hyka. Mesfushori i avancuar, gjatë konferencë­s së dhënë në Stamboll, në praninë e "Supersport" është treguar jo vetëm i sinqertë, por edhe i prerë. Ai u bën apel të gjithëve që t'u japin fund polemikave, ndërsa thekson se nuk ka vend për xhelozi për shiritin e kapitenit.

E ndoqët ndeshjen me Luksemburg­un?

Nuk e kam ndjekur dot ndeshjen, pasi kam qenë në udhëtim, por kam parë disa përmbledhj­e të rasteve. Normalisht që nuk është një rezultat i mirë para takimit me Izraelin, një fitore ndaj Luksemburg­ut mbase do na jepte pak më shumë vetëbesim. Mund të them me ato pak që pashë që pjesa e parë ishte shumë e mirë, krijuam disa raste për shënim edhe pse nuk mundëm të shënonim. Pjesa e dytë u duk sikur nisi mirë pas golit të Roshit, por fatkeqësis­ht Luksemburg­u kthehu rezultatin. Por, shpresoj që në ndeshjen kundër Izraelit të tregojmë diçka tjetër.

Si është situata në ekipin Kombëtar?

Pjesëmarrj­a në Europian ishte maksimumi ynë dhe të gjithë presin po të njëjtën ecuri. Por, duhet ta pranojmë që jemi në një grup shumë të vështirë dhe nuk mund të bënim të njëjtën gjë siç bëmë kur u kualifikua­m në Europian. Është e vërtetë që kemi pasur rezultate negative, kjo nuk është pozitive për vazhdimësi­në e ekipit. Në këtë moment që jemi besoj se kemi nevojë për mbështetje­n e të gjithëve, si të tifozëve, ashtu edhe të mediave. Duhet ta tregojmë veten në ndeshjen ndaj Izraelit për ta kaluar këtë gjendje.

A ndien vështirësi Hyka sa i përket distancës gjeografik­e dhe udhëtimeve të gjata?

Normale që nuk është e lehtë të udhëtosh mbi 10 orë, por besoj që kjo nuk ndikon që unë të jem pjesë e Kombëtares. Për mua është një krenari, kënaqësi dhe e bëj me qejf udhëtimin e gjatë. Më shumë sesa udhëtimi është problem ndryshimi i orarit që ka nga Europa në Amerikë,

por besoj që në këto 2-3 ditë që kam qenë këtu jam ambientuar.

Duket që humbja e fundit ka rënduar ndjeshëm gjendjen e skuadrës, si duhet të veprohet që të gjeni forcat për Izraelin?

Normale që pas një humbjeje, s'mund të jemi të lumtur. Nëse do të ndodhte kështu, atëherë nuk do ishte një shenjë pozitive. Me çfarë po shoh këto ditët e fundit, kemi një përqendrim më të madh duke ditur që vjen një ndeshje shumë e rëndësishm­e kundër Izraelit. Të gjithë

jemi gati të japim maksimumin në këtë ndeshje.

Me mungesën e Agollit, shiriti mbetet pa "zot". Vetë Hyka do donte që të ishte kapiten?

Nuk e kam pasur asnjëherë dëshirën që të jem kapiteni i ndonjë ekipi. Për mua është kënaqësi që jam këtu dhe përfaqësoj kombin tim. Kush është kapiten nuk është shumë e rëndësishm­e, ajo që vlen është grupi, ndaj duhet të jemi të bashkuar dhe të japim maksimumin për Kombëtaren.

Aktivizimi në Kombëtare... Asnjë lojtar nuk duhet të

bëjë polemika kur është pjesë e Kombëtares. Trajneri vendos se kush do të luajë dhe kush jo. Duhet të jesh i gatshëm në çdo moment dhe unë kam qenë gati çdo herë që më është dhënë mundësia. Nuk e di çfarë do të vendosë trajneri në këtë ndeshje, shpresoj që momentin e mirë që po kaloj me klubin, ta shfrytëzoj edhe me Shqipërinë.

Cili është pozicioni ku ndiheni më komod?

Nuk është se kam kontaktuar me trajnerin për këtë gjë, pasi ai e di shumë mirë pozicionin ku unë mund të jap më të mirën. Në Kombëtare nuk mund të vendosësh se ku do të luash, sepse prioritet ka grupi dhe jo individi. Se ku do luaj, nuk është problem për mua. Unë di vetëm që do të jap maksimumin. Gjithsesi, rolet e mia janë si mesfushor i majtë apo pas sulmuesit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania