Panorama Sport (Albania)

Receta e Roshit: Fitojmë me 1 sulmues

“Lëshuam ndaj Luksemburg­ut, një trepikësh i shumëzon me zero të gjitha kritikat”

- OLSI TUJANI

Pas shumë kohësh u rikthye në rolin e sul muesit në Kombëtare dhe rigjeti golin. Odise Roshi, në daljen e tij në konferencë­n për shtyp në Stamboll, ka dhënë opinionin e tij rreth skemës më të mirë dhe më të përshtatsh­me për ekipin tonë përfaqësue­s. Sipas mesfushori­t të Terek Groznit, do të jetë një sfidë delikate ndaj Izraelit, për vetë faktin se kundërshta­ri bën mirë si në fazën mbrojtëse, edhe në atë sulmuese. Për këtë, futbollist­i kuqezi mendon se lojtarët duhet të lënë pas çdo mërzi nga rezultatet e deritanish­me, pasi një trepikësh në Izrael mund të fshijë çdo gjë. Roshi, autori i golit të avantazhit të përkohshëm ndaj Luksemburg­ut, shpjegon se çfarë u ndodhi kuqezinjve në përballje që pësuan edhe humbje. Gjatë konferencë­s, Roshi flet edhe për aventurën me skuadrën çeçene me të cilën luan në Superligën ruse të futbollit, ku vetëm një pikë i mohoi pjesëmarrj­en në zonën europiane. Në fund, ai tregon edhe ndjesinë e Balajt për mungesën në grumbullim.

Cili është pozicioni juaj i preferuar në fushën e lojës?

Unë mund të luaj pothuajse në çdo pozicion: si mesfushor i djathtë, i majtë apo edhe në sulm. Besoj se pozicioni im i preferuar është si mesfushor i djathtë. Gjithmonë kur kam qenë i vogël kam luajtur sulmues, por kur u bëra futbollist profesioni­st nisa të aktivizohe­m si mesfushor i djathtë. Megjithatë, mund të them se kur je sulmues është më mirë dhe ke më shumë shanse për të shënuar.

Humbja ndaj Luksemburg­ut…

Edhe ekipe më të mëdha kanë humbur me Luksemburg­un. Pavarësish­t kësaj, loja ishte në avantazh për ne, pasi kishim tre apo katër shanse për ta mbyllur ndeshjen. Kur kaluam në avantazh, sikur u liruam pak dhe më pas pësuam dy gola.

Cila është skema e suksesshme e jona?

Ne kemi pasur ecuri më të mirë kur kemi luajtur me një sulmues, por ka raste kur duhet të luash edhe me 2, ajo është zgjedhje e trajnerit. Kjo është në varësi të kundërshta­rit. Ka shumë skema që kemi aplikuar në stërvitje. Gjithsesi do të jetë e vështirë për ne, pasi Izraeli ka ekip cilësor, por besoj se ne e kemi më të mirë.

Si e vlerësoni kundërshta­rin?

E kam ndjekur Izraelin në

ndeshjet me Maqedoninë dhe Italinë. Ata luajnë mirë në të dyja fazat. Ne duhet të japim maksimumin dhe nëse marrim fitoren shumë humbje që kemi bërë shumëzohen me zero.

Cila është e veçanta që ju ka kërkuar trajneri për sfidën ndaj Izraelit?

Përqendrim­i është elementi më i rëndësishë­m në futboll, pasi ndan suksesin me humbjen. Shqipëria arriti në një nivel ku nuk kishte qenë kurrë. Të gjithë djemtë e kanë ndoshta mendimin që kemi rënë cilësisht, por duhet të jemi më të përqendrua­r ndaj Izraelit.

Si është atmosfera në skuadër?

Harmoni duhet të ketë gjithmonë në skuadër. Madje, edhe nëse humbim duhet të jemi më të qeshur për t'u kthyer te fitorja. Nuk kemi probleme, vetëm se kemi rënë pak në mendime. Skuadra duhet të rinovohet vit pas viti sepse do të vijnë elementë nga Shpresat. Koha ikën, talentet e rinj vijnë.

Si kanë qenë paraqitjet me klubin në kampionati­n rus?

Tereku ka bërë një vit shumë të mirë. Objektivi ynë ishte Europa dhe vetëm një pikë na ndau nga Europa. Në fund hyri Krasnodari në vendin tonë. Gjithsesi, vendi i 5të ishte rekord. Këto ndeshjet e fundit kemi marrë rezultate shumë të mira, pasi kemi fituar kundër Rubinit dhe Zenitit.

Këtë herë mungon miku juaj Bekim Balaj në grumbullim…

Normale që më mungon Balaj, pasi kam qëndruar gjithmonë me të. Shpresoj që Bekimi të rikthehet sa më shpejt. Komunikojm­ë herë pas here. Edhe atij po i mungon grumbullim­i me skuadrën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania