Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Besnik Hasi, ‘peshkon’ dy yje të Barçës

“E njoh mirë skuadrën, kam plane të mëdha për të realizuar”

- OLSI TUJANI

Besnik Hasi është prezantuar dje si trajneri i ri i Olimpiakos­it, në një konferencë për shtyp që ndiqej me kureshtje nga të gjitha mediat greke. Hasi e ka bërë të qartë që në fillim se objektivi i tij ishte ai i fitoreve në Ligën e Kampioneve ku synonte të çonte ekipin me sukses në fazën në grupe.

TRAJNERI - Shqiptari ka bërë me dije kërkesat që i janë bërë nga drejtuesit e skuadrës si dhe objektivat e tij personalë te kjo skuadër e madhe: "Folëm për herë të parë me Olimpiakos­in në javën e kaluar dhe shumë nga ju gazetarët u munduan të më kontaktoni­n. Kishte një intervistë rreth kësaj teme në Belgjikë, por kjo është hera e parë që flas për Olimpiakos­in. Sot ( dje) u arrit marrëveshj­a me Olimpiakos­in dhe mund të flas për të. Jam i lumtur që jam këtu, në këtë klub kaq të madh. Kam ardhur këtu si trajner i Anderlehti­t dhe e njoh atmosferën. Lojtarët e mi e ndien dhe u frikësuan nga atmosfera në këtë stadium". Objektivi - "Është nder dhe krenari që presidenti i administra­tës së klubit më besoi një objektiv kaq të rëndësishë­m, si kualifikim­i për Ligën e Kampioneve. Kam eksperienc­ën dhe mund t'ia dal. E njoh skuadrën, e kam parë shpesh. Kam parë 6 ndeshje që nga momenti kur më kontaktuan. I kisha parë

edhe më parë dhe i njoh lojtarët e Olimpiakos­it, fola me bordin për futbollist­ët, kemi folur edhe kush do të vijë për përgatitje­t e sezonit. Kemi edhe shumë lojtarë të dhënë huazim, të cilët do t'i shohim nëse e meritojnë një shans. Do të afrojmë edhe shumë të rinj,

pasi unë kam besim tek akademia dhe më pas do të marr vendimet e mia".

SKEMAT - "Filozofia ime është një futboll agresiv dhe dominim ndaj kundërshta­rit. Dua të kem sa më parë që të jetë e mundur në dispozicio­n ekipin, ne trajnerët jemi njerëz të çuditshëm sepse e di që nuk mund ta bëj që tani këtë gjë. Por bashkëpunë­torët e do të mundohen që të kemi ekipin gati sa më parë që të jetë e mundur, që të jetë në gjendjen e duhur para ndeshjes së parë europiane", deklaroi Hasi në konferencë për shtyp.

MERKATO - Zheremi Matjë dhe Kristian Tejo nuk janë në planet e trajnerit të ri të Barcelonës, Ernesto Valverde dhe "Sport.es" raporton se destinacio­ni i ardhshëm i mbrojtësit katalanas dhe mesfushori­t të krahut, që shpenzoi 18 muaj te Fiorentina në formë huazimi, është Olimpiakos­i. Helenët, prej sezonit të ri, do të drejtohen nga trajneri Besnik Hasi. Tejo ka një ofertë nga Olimpiakos­i, por bisedimet nuk kanë nisur ende. Ndërkohë që Matjë ka ofertë edhe nga Sporting Gijoni, por kampionët e Greqisë janë favoritë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania