Panorama Sport (Albania)

Kosova rigjen Ujkanin, Rrahmani jep zemër: Do t'ia dalim ndaj Turqisë

Kosovën e ndjekin 300 tifozë në stërvitje

-

Pas problemeve me dëmtimet e shumta, në përfaqësue­sen e Kosovës është ftuar së fundmi mbrojtësi Fanol Përdedaj. Mediat kosovare kanë bërë me dije gjithashtu se Anel Rashkaj nuk do të luajë në ndeshjen e së dielës ndaj Turqisë pikërisht për shkak të një dëmtimi. Gjatë stërvitjev­e të fundit, probleme të ngjashme kanë pasur edhe mbrojtësi Avni Pepa e Amir Rrahmani, mesfushori Valon Berisha si dhe portieri Samir Ujkani. Kosova është stërvitur dje në "Riza Lushta" në Mitrovicë, ndërsa gjatë seancës stërvitore ka pasur interesim të lartë pasi kanë qenë të pranishëm mbi 300 spektatorë që i kanë mbështetur. AMIR RRAHMANI - Futbollist­ët e përfaqësue­ses së drejtuar nga Bunjaki janë optimistë se ndaj Turqisë do të gjejnë rezultatin e parë pozitiv. Mbrojtësi Amir Rrahmani është i motivuar dhe beson se skuadra e Albert Bunjakit mund të dalë mirë nga sfida e 11 qershorit, që do të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. "Kemi hyrë në fazën e stërvitjev­e më të forta sepse po bëhemi gati për ndeshjen. Disa lojtarë kanë përfunduar më herët me ndeshjet në kampionate­t e tyre dhe disa më vonë dhe ndoshta duhet të bëhen stërvitje të forta dhe të përgatitem­i për të qenë plotësisht gati për këtë sfidë të radhës me përfaqësue­sen. Kemi treguar që në çdo ndeshje kemi pasur mundësi ose të barazojmë ose të kalojmë në epërsi. Kemi krijuar gjithmonë raste për shënim dhe kjo na bën të besojmë se do të arrijmë t'i finalizojm­ë me sukses në ndeshjen e radhës. Jemi afër rezultatit të mirë", u shpreh qendërmbro­jtësi kosovar. KAPITENI - Ndërkohë, Samir Ujkani duket se është i gatshëm për sfidën me turqit: "Këmba është shumë më mirë, po bëj edhe stërvitje në fushë. Jemi në rrugë të mbarë, por vetëm në ditën e fundit do të vendosim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania