Panorama Sport (Albania)

Cilët janë pesë anëtarët që nuk marrin dot një vendim

-

Avokatë dhe ish-trajnerë të njohur, por edhe ish-drejtues policie. Komisioni i Etikës në FSHF u mandatua nga Asambleja e Përgjithsh­me e Federatës Shqiptare të Futbollit në mars të vitit të kaluar, teksa katër nga pesë anëtarë u rizgjodhën. FATMIR BRAKA - Kryetar është avokati i njohur Fatmir Braka, një prej juristëve më me emër në Shqipëri, Profil i lartë në fushën e drejtësisë i përzgjedhu­r për të drejtuar një prej komisionev­e më të rëndësishm­e të federatës që u krijua përpara disa vitesh. Një njohës shumë i mirë i ligjeve dhe rregullore­ve, por edhe i futbollit njëkohësis­ht. Një ndjekës i rregullt i ndeshjeve. BEJKUSH BIRÇE - Bejkush Birçe është personazhi më i njohur në Komisionin e Etikës që ka lidhje të drejtpërdr­ejtë me futbollin. Ai është zv.kryetar i komisionit. Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Partizanit, Dinamos dhe klubeve të tjera në vendin tonë, ka një pozicion të rëndësishë­m në Komisionin e Etikës. Birçe akuzoi hapur në emisionin "fair play" në "News 24" një vit më parë për ndeshje të toleruara në Superiore. Çështje që hapi shumë debat, por u mbyll pa ndonjë vendim. Kujtojmë se të vetmet ekipe të dënuara në Superiore për trukime janë Bylis dhe Kastrioti të gjobitura disa vite më parë. AGRON KULIÇAJ - Një afrim i ri dhe surprizë në botën e futbollit ishte edhe Agron Kuliçaj. Deri pak vite më parë ai kishte mbajtur poste të rëndësishm­e drejtuese në Policinë e Shtetit. Ish-zv.drejtori i Policisë së Shtetit u zgjodh anëtar i Komisionit të Etikës gjatë Asamblesë së 2016-ës. Ai mori 50 vota në zgjedhjet e përpara një viti. BASHKIM KOKA - Ky i fundit është një njohje e vjetër në futboll, pasi dy dekada më parë ka shpallur kampion Teutën, duke qenë një trajner i suksesshëm me durrsakët. Ai mori vota më shumë se të gjithë anëtarët e tjerë të Komisionit të Etikës në zgjedhjet e 2016ës. Koka siguroi 55 vota.

ARDIAN LEKA - Ardian leka është avokat dhe një emër i njohur në fushën e drejtësisë në Shqipëri. Ai u zgjodh me 52 vota si anëtar i komisionit në votimin e një viti më parë.

Fatmir Braka

Bejkush Birçe

Agron Kuliçaj

Ardian Leka

 ??  ?? Bashkim Koka
Bashkim Koka
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania