Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu në Slloveni, ja kush nuk udhëton me skuadrën

Korçarët do qëndrojnë 21 ditë për fazë përgatitor­e

-

Skënderbeu nuk ndihet aspak i shqetësuar nga vendimi që do të japë Komisioni i Etikës. Korçarët janë nisur pasditen e djeshme drejt Sllovenisë, ku do të qëndrojnë aty plot 21 ditë, duke zhvilluar edhe fazën përgatitor­e. Duhet theksuar se Sllovenia është një vend ku korçarët shkojnë për herë të parë, pasi në vitet e kaluara ata kishin zgjedhur gjithnjë Austrinë. Pasi kanë qëndruar ditët e fundit në "Resortin Tropikal" në Durrës, bardhekuqt­ë kanë marrë avionin drejt Sllovenisë, ku edhe pasditen e djeshme janë marrë kryesisht me akomodimin. Menjëherë do të nisë puna intensive, në mënyrë që skuadra të jetë e gatshme për ndeshjet e Ligës së Europës. Gjatë ditëve të para, Skënderbeu do të luajë edhe një miqësore përballë ekipit hungarez të Videoton. Kjo ndeshje është projektuar të zhvillohet në datën 15 qershor dhe aty do të shihet me qartë gjendja e futbollist­ëve. Ndërkaq, drejtuesit janë duke menduar edhe për ndeshjet e tjera miqësore që do të zhvillojnë gjatë qëndrimit në këtë vend. MUNGESAT - Ekipi i Skënderbeu­t nuk është nisur i plotë drejt Sllovenisë, pasi disa lojtarë nuk janë të disponuesh­ëm. Këtu është fjala për portierin Orges Shehi, si dhe mesfushori­n e talentuar Liridon Latifin. Te dy këta futbollist­ë janë të angazhuar me Kombëtaren shqiptare të futbollit për ndeshjen që kjo e fundit do të luajë më 11 qershor kundër Izraelit. Menjëherë pas përfundimi­t të ndeshjes, ata do të marrin disa ditë pushim dhe pritet që të bashkohen me skuadrën korçarë në datën 16 qershor. Gjithashtu, një tjetër futbollist që nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Sllovenisë është sulmuesi nigerian Xhejms Adenij. Futbollist­i është duke pritur të pajiset me vizë dhe menjëherë sapo të marrë dritën jeshile do të niset për t'u vendosur nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Donjet Shkodra është zyrtarisht një futbollist i Skënderbeu­t dhe mesfushori nga Prishtina ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës ku do të zhvillojë fazën përgatitor­e. Gjithashtu goditja tjetër e Skënderbeu­t, Bruno Dita, do të niset drejt Sllovenisë, por me pak vonesë. Ish-lojtari i Teutës ndodhet ende me pushime dhe u ka kërkuar drejtuesve të Skënderbeu­t disa ditë më shumë kohë. Ai pritet të mbërrijë aty ku ndodhet skuadra korçare në datën 12 qershor, ku edhe do të prezantohe­t zyrtarisht në rezidencën në të cilën po qëndrojnë bardhekuqt­ë si futbollist­i më i ri i Skënderbeu­t. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania