Panorama Sport (Albania)

Komisioni i Etikës, ja skenarët për Skënderbeu­n

-

Ankth dhe frikë te Skënderbeu, por edhe një interes i drejtpërdr­ejtë për të mësuar vendimin në klube si Tirana, Partizani dhe Luftëtari. Sot, Komisioni i Etikës në FSHF do të mblidhet për çështjen "Skënderbeu", teksa pritet të arrijë një konkluzion përfundimt­ar. Pas ardhjes së vendimit të argumentua­r të KASit, që la në fuqi pezullimin e klubit korçar me një vit mospjesëma­rrje në kompeticio­net e UEFA-s (për sezonin 2016-2017), Etikës i është hapur rruga për të shqyrtuar dosjen. Në raportin për Skënderbeu­n ka ndeshje të dyshuara si të trukuara që janë zhvilluar gjatë sezoneve të kaluara në Kategorinë Superiore. Në mbledhjen e 30 majit, FSHF njoftoi se anëtarët e Etikës kanë administru­ar provat dhe kanë diskutuar për çështjen në tërësi. Me verdiktet e dhëna për sezonin 2016-2017 dhe me katër klube (Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Tirana) që presin shortin për Kupat e Europës, sot do të mësohet më shumë nëse do të ketë përsëritje të precedenti­t të vitit të kaluar (Skënderbeu nuk mori pjesë në Champions) apo gjithçka do të vijojë në bazë të asaj që skuadrat kanë arritur sportivish­t. Shumë aludime, por edhe deklarata të forta për dënim ekstrem të bardhekuqv­e. Tirana shpreson që të jetë sërish në Superiore nëse për korçarët merret masë drastike. Në të njëjtën kohë, Luftëtari beson se mund të jetë në Europë si vend i tretë, gjithnjë nëse Skënderbeu dënohet me zbritje nga Superiorja. Ndërsa te Partizani janë të bindur se do të marrin titullin e sezonit 2015-2016. Megjithatë, burime të "Panorama Sport" në institucio­nin e futbollit bëjnë me dije se ekzistojnë pesë variante në tavolinën e Etikës.

VARIANTI I - Komisioni i Etikës, pas shqyrtimit të dosjes dhe konkluzion­eve të UEFA-s për ndeshjet e dyshuara ndër vite sa i përket Skënderbeu­t, qoftë në Kupat e Europës, Kategorinë Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, mund të mjaftohet me pezullimin që ka dhënë institucio­ni më i lartë i futbollit në Europë. Dënimi i parë i UEFA-s është administra­tiv, ndërsa KAS-i i lë shteg hapjes së çështjeve disiplinor­e. Në këtë mënyrë, Etika, duke mos pasur prova shtesë për ndeshjet e kampionati­t shqiptar, do të mjaftohej me dënimin që i është dhënë Skënderbeu­t vitin e kaluar, duke kaluar çështjen thjesht me një investigim.

VARIANTI II - Fakti që KAS-i i Lozanës pranoi raportet që vijnë nga monitorimi i tregut të basteve, duke lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për Skënderbeu­n, detyron Etikën të zbatojë në këtë mënyrë rregullore­n. Pikërisht në Kodin e Disiplinës Sportive, një variant për dënimin e klubit korçar është zbritja e 12 pikëve për sezonin e ardhshëm dhe mosnjohjen e titullit kampion të sezonit 2015-2016. Në këtë mënyrë, Skënderbeu do ta niste kampionati­n e ardhshëm me -12 pikë. Etika do të mbrohej me nenin 68, pika 2 të KDS, ku parashikoh­en dënimet për trukimin e ndeshjeve të kampionati­t shqiptar.

VARIANTI III - Një tjetër variant, që më së shumti do një interpreti­m juridik, është që Skënderbeu­t t'i zerohen pikët e sezonit të fundit. Pra, me kampionati­n që ka përfunduar normalisht, Skënderbeu do binte automatiki­sht në Kategorinë e Parë dhe Etika mbrohej me nenin që parashikon përjashtim­in nga kampionati. Në këto kushte, klubit të renditur në vendin e nëntë, në rastin konkret Tirana, i rikthehej e drejta për të qenë sërish pjesë e Superiores sezonin e ardhshëm. Kjo është një çështje që ha shumë diskutim, për më tepër që sezoni u mbyll pa u marrë një vendim dhe sportivish­t Tirana ka zbritur nga kategoria. VARIANTI IV - Etika vendos dënimin e Skënderbeu­t me zbritje në një kategori më të ulët. Me këtë variant, duke pasur parasysh faktin që kampionati i sezonit të fundit ka dhënë verdiktet, atëherë FSHF-së i duhet të organizojë një ndeshje shtesë mes skuadrave që luftuan për t'u ngjitur në Kategorinë Superiore, pikërisht Besëlidhje­s dhe Bylisit, që mbyllën sezonin në vendet e dyta të grupeve A dhe B. Në këtë rast, respektohe­t gara e sezonit të fundit dhe verdiktet e dhëna pas 36 javësh.

VARIANTI V - Komisioni vendos të shtyjë vendimin për Skënderbeu­n në një afat të pacaktuar, duke lënë gjithçka pezull. E shtyn me argumentin se i duhet të shqyrtojë hollësisht ndeshjet që klubi korçar dyshohet se është përfshirë në influencim­in e rezultatit në kampionat dhe Kupë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania