Panorama Sport (Albania)

Boci, oferta nga Kosova: Jam në pritje të klubit

Mbrojtësi i linjës së djathtë është pa kontratë, mbetet pezull për të ardhmen

-

Alis Boci, i pavendosur për të ardhmen. Shkodrani, i cili mbylli sezonin me Kamzën, momentalis­ht është duke shijuar pushimet në Velipojë dhe mbetet në pritje të drejtuesve kamzali. Futbollist­i shquhet për ndërhyrje të sakta në mbrojtje, ku shpeshherë njihet si shpëtimtar i portës prej golave të kundërshta­rëve. Ai dëshiron që të mbrojë ngjyrat e të njëjtit ekip edhe për sezonin e ardhshëm. Edhe pse kampionati u mbyll, ai nuk e ka lënë punën plotësisht. Mbrojtësi po kryen stërvitje individual­e, si vrapime buzë detit, në rërë apo ushtrime palestre për të qenë në formën më të mirë fizike për elitën. Gjatë një bisede me "Panorama Sport" shprehet se është në pritje të marrjes së një përgjigje nga drejtuesit, me të cilët është ambientuar dhe se beson se do të jetë pjesë e organikës edhe në Superiore. "Aktualisht, jemi me pushime dhe po presim njoftimin se kur ekipi do të grumbulloh­et për fazën përgatitor­e. Sigurisht që shpresoj për një lajm të mirë nga drejtuesit e klubit të Kamzës, por njëkohësis­ht gjatë kësaj periudhe më kanë ardhur edhe disa oferta. Ndër to interes kanë shfaqur edhe ekipe të ndryshme në Kosovë, por për momentin nuk dua t'i bëj publike, pasi e gjithë vëmendja ime është te klubi i Kamzës. Vetëm në rast se klubi nuk do të më rinovojë kontratën, do të nis që të shqyrtoj ofertat. Gjatë pushimeve jam duke u stërvitur edhe individual­isht si me vrapime dhe palestër", u shpreh Boci. Në të njëjtën situatë si shkodrani, është edhe pjesë dërrmuese e grupit. Me mbylljen e Kategorisë së Parë, askush nuk ka kontratë, ndaj që të gjithë lojtarët janë pezull. Gjasat janë që klubi të bëjë "revolucion" në elitë, por ende nuk dihet se kush do të rezistojë edhe për sezonin 2017-2018. Koha në fakt premton, ndaj edhe drejtuesit nuk po nxitohen. Ata vetëm në vazhdim do të nisin bisedimet me lojtarët dhe vetëm nëse gjendet akord mes palëve, do të ketë edhe zgjatje marrëveshj­esh. Gjatë kësaj kohe, Kamza po mendon edhe për merkaton, ndërsa do tentojë që të afrojë elementë që të përballojn­ë Superioren. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania