Panorama Sport (Albania)

E konfirmon Duro, Cuculi nuk vjen se ka kontratë me Shkëndijën

Trajneri sqaron hapat e para të merkatos

-

Shkëndija nuk e lë të lirë, ndaj Ardian Cuculi nuk do të jetë pjesë e Flamurtari­t. Lojtari u ka kthyer dje përgjigje negative trajnerit Shpëtim Duro. Mbrojtësi ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e kuqezinjve, por Shkëndija e Tetovës është bërë pengesë për transferim­in e tij në Vlorë. Ekipi tetovar nuk e lë të lirë lojtarin, që në fakt është nën kontratë me Shkëndijën. Trajneri Shpëtim Duro tha dje për "Panorama Sport" se Cuculi nuk do të jetë pjesë e Flamurtari­t, për shkak se është nën kontratë. "Kisha shumë dëshirë që Cuculin ta kisha te Flamurtari. Me afrimin e tij do të kisha bërë

një zgjidhje shumë të mirë në ekip, por lojtari është nën kontratë me Shkëndijën. Cuculi do të vinte nëse nuk do të ishte nën kontratë. Madje, do të kishte ardhur me shumë dëshirë në Vlorë, por më konfirmoi se është nën kontratë dhe në këto kushte nuk mund të vijë dot", tha Duro. Cuculi

ka njohje me trajnerin Duro në kohën që tekniku drejtonte Shkëndijën, por edhe kur të dy ishin pjesë e Partizanit në sezonin 2014-2015.

MERKATO- Trajneri Duro më tej foli edhe për merkaton dhe u shpreh mjaft i kënaqur me afrimin te Flamurtari të Ditmar Bicajt. Trajneri

tha se do të tregohet shumë i kujdesshëm me merkaton dhe afrimin e lojtarëve si nga tregu vendës, por edhe i huaj. "Jam shumë i kënaqur me afrimin e Bicajt te Flamurtari. Ai është katër herë kampion, pjesë e skuadrave më të mira si Skënderbeu, Tirana dhe Partizani. Është një qendërmbro­jtës me eksperienc­ë dhe që do të na bëjë shumë punë. Po ashtu jam duke parë me kujdes edhe për afrimin e disa lojtarëve të tjerë. Do të shikojmë në tregun vendës dhe të huaj. Nuk do të nxitohemi, pasi kemi kohë të mjaftueshm­e në dispozicio­n", tha Duro. LARGIMET- Serbët Milosh Rniç dhe Nikola Djuriç, kroati Ivan Galiç dhe malazezi Balsa Radoviç nuk do të bëjnë pjesë te Flamurtari i ri. I vetmi që i shpëton skarcimit të parë nga lojtarët sllavë është mbrojtësi Ivan Jakovljevi­ç, por trajneri Shpëtim Duro nuk preferon që të flasë me emra. Ai thotë se lojtarët që nuk kanë bindur, nuk do të jenë më pjesë e kuqezinjve. "Natyrisht që disa lojtarë të grupit që mbylli sezonin do të qëndrojnë, por do të ketë edhe largime. Nuk mund të flas për emra, por do të largojmë lojtarë, të cilëve u ka përfunduar kontrata dhe që nuk më kanë bindur", përfundoi Duro. Trajneri Shpëtim Duro nuk ka preferuar që të bëjë shumë komente për largimin e Donjet Shkodrës drejt Skënderbeu­t. Duro ka theksuar se gjithçka ka qenë një zgjedhje e vetë lojtarit. "Nuk kam çfarë të komentoj për largimin e Shkodrës. Është një zgjedhje e vetë lojtarit", tha Duro. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania