Panorama Sport (Albania)

Reagon Grigor Tavo: Jemi në pritje të vendimit

Shtyhet grumbullim­i i ekipit për një afat të pacaktuar

-

Drejtuesit, futbollist­ët dhe tifozët gjirokastr­itë prisnin të mësonin dje vendimin e Komisionit të Etikës në lidhje me një dënim të mundshëm të Skënderbeu­t, por një vendim i tillë nuk ka ardhur. Bluzinjtë do të vazhdojnë të jenë në ankth deri në datën 23 qershor për të mësuar nëse do të luajnë në Europë, pas një sezoni futbollist­ik mjaft të mirë, në përfundim të të cilit kanë arritur të zënë vendin e katërt në tabelën e klasifikim­it. Presidenti i Luftëtarit, Gligor Tavo, i cili ka investuar në skuadër dhe ka arritur jo vetëm ta ngjisë atë në Superiore, por edhe të ndërtojë një ekip dinjitoz në një prononcim për "Panorama Sport", në lidhje me shtyrjen e vendimit Tavo është shprehur: "Të gjithë e panë se kush ishte Luftëtari i këtij sezoni. Nga Tropoja në Konispol kanë mbetur të surprizuar me lojën e skuadrës sonë, duke e cilësuar si 'hirushja' e kampionati­t. Çdo gjë ka një fillim ka dhe një afat skadence. Nuk kam çfarë t'u them më shumë. Ne shohim punën tonë dhe presim fundin e këtij vendimi", ka thënë Tavo. Më shumë se të interesuar për verdiktin e këtij vendimi janë dhe drejtuesit e Luftëtarit, të cilëve iu janë prishur planet e formatimit të ekipit. Data 9 qershor ishte menduar nga drejtuesit e Luftëtarit, si dhe dita e parë e grumbullim­it të Luftëtarit që pritje të përfaqësoh­ej në Kupat e Europës, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe lojtarëve u është bërë me dije se do të lajmërohen për datën e re, kur edhe do të grumbulloh­en. Me sa duket shpresat e bluzinjve për të qenë pjesë e Kupave të Europës janë shuar përfundimi­sht me shtyrjen e vendimit të Komisionit të Etikës. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania