Panorama Sport (Albania)

Elbasani, nga parajsa në ferr për 1 dekadë

Klubi në periudhë tranzicion­i, rikthimi duket larg

- VLADIMIR MEMA

Një dekadë në fut boll mund të duket shumë, por edhe pak. Mund të ndodhin aq shumë gjëra brenda 10 viteve, me një kthesë 360 gradë, ku ndoshta askush nuk e mendonte. Klubi i futbollit të Elbasanit është rasti më tipik i kësaj kthese, të paktën në futbollin shqiptar. Është skuadra që ka pasur shumë luhatje dhe ka provuar dy anët e medaljes, titullin kampion dhe rënien në Kategorinë e Dytë. Nga festa e titullit kampion në maj të vitit 2006, e veçantë për mënyrën e festimit me autobus të hapur, deri te dëshpërimi dhe turpërimi në maj të 2017-ës, me rënien në Kategorinë e Dytë. PERIUDHA "E ARTË"

Në sezonin 2004-2005 Elbasani krijoi një ekip model për kohën, me investime të mëdha, por përvoja bëri që të mos e fitonte dot titullin kampion, duke u kënaqur me atë të nënkampion­it. Një vit më pas, me pjekurinë dhe maturinë e duhur për të dalë të parët në finish, verdheblut­ë, të drejtuar atë kohë nga Ilir Daja, ia dolën të rikthenin titullin kampion pas 22 vitesh në Elbasan. U mendua se kjo ecuri e një skuadre pretendent­e do të vijonte të paktën disa vite, por nuk ndodhi kështu. Pasi kapi majat, klubi i futbollit të Elbasanit do t'ia dilte shumë shpejt të prekte edhe fundin. PERIUDHA "E ERRËT"

Elbasani e nisi tatëpjetën shumë shpejt. Në sezonin pasardhës nuk ishte më ajo skuadër pretendent­e për titullin kampion, madje nuk ia doli të kualifikoh­ej as për në Kupat e Europës. "Kambanat" për një rënie të mundshme të skuadrës kishin filluar të binin me kohë. Pas dy vitesh verdheblut­ë zbresin në Kategorinë e Parë dhe shumë shpejt u "fshi" nga memoria edhe ai titull kampion. Qëndrimi në Superiore u kthye në një mision të pamundur, sepse sapo ngjitej menjëherë në sezonin pasardhës ishte pjesë e Kategorisë së Parë. Madje, këto sezonet e fundit pat vënë seriozisht në pikëpyetje edhe qëndrimin në të Parën, për të arritur në sezonin e fundit, kur edhe ra përfundimi­sht në Kategorinë e Dytë. Tani ringritja duket shumë e vështirë, për më tepër që klubi vijon të jetë në një periudhë tranzicion­i për shkak të shitjes së aksioneve. Të paktën edhe për dy vite verdheblut­ë do të jenë jashtë elitës së futbollit shqiptar.

 ??  ?? Elbasani kur shpallej kampion në vitin 2006
Elbasani kur shpallej kampion në vitin 2006
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania