Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja përgatit afrimin e të rinjve

Florian Përgjoni, Kovaçi e Dushaj piketohen për sezonin e ri të lezhjanëve

-

Një nga lojtarët që arriti të gjente hapësira në ndeshjet e fundit të sezonit të shkuar te skuadra e Besëlidhje­s ishte edhe i riu Florian Përgjoni. Ai arriti të aktivizohe­j pas largimit nga ekipi të shkodranëv­e Lekaj e Karakaçi. Përgjoni është një lojtar i formuar te skuadra A e Shkëndijës dhe tashmë do të japë kontributi­n e tij për ekipin e vendlindje­s. "Jam mjaft i lumtur që ia dola të vesh fanellën e Besëlidhje­s, skuadrës së qytetit tim, për të cilën kam bërë tifo që i vogël. Gjatë sezonit që lamë pas, ku unë isha pjesë e ekipit, Besëlidhja ka bërë një paraqitje dinjitoze, ndonëse në çastet e fundit nuk ia doli të ngjitej në Superiore. Gjithashtu, skuadra bëri gjithçka mirë në Kupën e Shqipërisë, ku arriti që të dilte deri në gjysmëfina­le, një rekord më vete", ka thënë Përgjoni për "Panorama Sport". Ai aktualisht është në pritje të nisjes së përgatitje­ve për sezonin e ri. "Për momentin i gjithë ekipi është me pushime dhe presim ftesën e presidenti Noka për t'u grumbullua­r për të nisur përgatitje­t për sezonin e ri, ku objektivi kryesori është të ngjitemi në Superiore. E ardhmja ime për sezonin e ri do të jetë natyrisht te Besëlidhja, edhe pse gjatë kësaj periudhe nuk më kanë munguar ofertat", ka mbyllur Përgjoni. Strategjia e drejtuesve është afrimi i sa më shumë lojtarëve të rinj vendës dhe në takimin e sezonit të shkuar ndaj Shënkollit kanë qenë në fushë edhe dy të rinjtë Kovaçi dhe Dushaj, të cilët gjithashtu pritet të jenë pjesë e ekipit të kampionati­t të ri. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania