Panorama Sport (Albania)

Lukaku zëvendëson Kostën, akti i dytë i atyre që kthehen

-

Rikthim në të ardhmen. Romelu Lukaku, sulmuesi belg ka deklaruar se do të largohet nga Evertoni në kërkim të objektivav­e të reja dhe Champions-it prej sezonit të ardhshëm. Me shumë mundësi ai do të jetë pasardhësi i Diego Kostës te Çelsi, nga u largua tre vite më parë për 28 milionë sterlina. Antonio Konte, për ta riblerë, do të duhet të derdhë 100 milionë paund, sepse Evertoni nuk ka ndër mend që të bëjë skonto. Por kush janë lojtarët që vitet e fundit janë rikthyer në shtëpi? POGBA - Murinjo e donte me çdo kusht pavarësish­t përplasjev­e të forta me Fergusonin. U largua nga Junajtid drejt Juventusit në vitin 2012 me vetëm 3 gola. Por francezi pushtoi Torinon ku në 4 sezone dhe 124 ndeshje të luajtura, shënoi 28 gola. U rikthye për 89 milionë paund, rekordin historik në futboll.

DAVID LUIZ - I blerë nga Çelsi në 2011 për 32 mln sterlina, qendërmbro­jtësi brazilian nuk bindi dhe kur erdhi oferta e PSG-së (50 mln £) në "Stamford Bridge" nuk u menduan dy herë dhe i bënë gati valixhet. Nën Kullën Eifel, Luiz tregoi personalit­et dhe vizion të mirë loje, duke e shtyrë Abramoviçi­n që të paguajë 32 milionë paund të tjera për ta rikthyer në Londër.

FABREGAS - I fabrikuar nga Kantera e Barcelonës, mesfushori spanjoll qëndroi në Katalunjë deri 16 vjeç, por pa debutuar dot me ekipin e parë. Në 2003 i dha lamtumirën "Camp Nou"-t dhe u transferua në Angli tek Arsenali, ku qëndroi 8 sezone. Pastaj Barcelona u mendua dhe e riktheu. Luajti 3 sezone në shtëpi, për t'u larguar më pas drejt Londrës, por këtë herë te Çelsi.

HENRI - Golashënue­si më i mirë i Arsenalit luajti 254 ndeshje mes 1999-2007 dhe 4 gjatë sezonit 2012/2013. Mes këtyre edhe 3 vite te Barcelona dhe një huazim në SHBA te Nju Jork Red Bulls.

DROG-" BACK" - Edhe sulmuesi nga Bregu i Fildishtë bëri një kthim pas në kohë në 2014, kur u rikthye te Çelsi ( pasi kishte luajtur me Gallatën dhe Shangai Shenhuanë) pas aventurës 2004- 2012. Bilanci total: 254 ndeshje, 104 gola.

TË TJERËT - Dashuritë e pashuara nuk përfundojn­ë me këto emra. Lojtarë të tjerë që janë larguar dhe rikthyer më pas në shtëpinë e tyre janë edhe Tomas Roziçki, Alvaro Morata, Mats Humels, Mario Gëce dhe italianët Serxho Brio, Paolo Rosi, Fabio Kanavaro, Kristiano Zaneti, Franko Kauzio...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania