Panorama Sport (Albania)

“Djalli” ofron 50 mln për dy lacialë, Igli Tare i gatshëm për bisedime

Përgatitet goditje e dyfishtë, synohen Bilja dhe Keita B.

-

Pasi mbylli çështjen e përforcimi­t të tretë, që erdhi me nënshkrimi­n e Rodrigez, Milani nuk ka ndër mend të ndalet. Drejtori sportiv Maks Mirabeli dhe administra­tori Marko Fasone me sa duket i kanë urdhrat e qarta. Goditjet në merkaton kuqezi po vijnë në breshëri, duke ndërtuar kështu skuadrën e së ardhmes. Lëvizja e fundit në rend kohor është ajo për sulmuesin Keita Balde, i cili deri pak ditë më parë dukej se ishte fare pranë nënshkrimi­t me Juventusin. Drejtuesit kuqezinj, duke përfituar nga bisedimet për mesfushori­n Bilja, kanë shtuar dozën e milionave, duke i ofruar Lacios plot 50 të tilla për argjentina­sin dhe shokun e tij të skuadrës, Keita Balde. Të dy lojtarët prej disa ditësh këmbënguli­n për t'u larguar nga kryeqyteti dhe me sa duket Igli Tare nuk ka ndër mend të mbajë askënd kundër dëshirës, por me të drejtë kërkon një çek të përshtatsh­ëm, ndaj ka ndërmarrë një udhëtim drejt Milanos gjatë mbrëmjes së djeshme për të takuar ndoshta përfaqësue­sit kuqezinj. Për sa i përket kapitenit bardhekalt­ër,

ai është në grumbullim me Argjentinë­n, por duke përjashtua­r surprizat duket se akordi i tij me Milanin duket si një fakt i kryer me lojtarin, i cili duhet vetëm të kalojë vizitat mjekësore dhe të nënshkruaj­ë për katër vite në "San Siro". Milani nga ana e tij i ka

premtuar futbollist­it senegalez një rrogë prej 2 milionë eurosh në sezon, duke ardhur në rritje së bashku me një sërë bonusesh. Lojtari është i joshur nga ideja për t'u veshur kuqezi, por dëshiron të presë deri në momentin e fundit një lëvizje të Juventusit.

Ky sulm për Keita vjen edhe pas interesimi­t të Napolit për Suson. Në rast se spanjolli joshet nga De Laurentis, sulmuesi lacial do të ishte zëvendësue­si ideal në skemat e Montelës. Drejtuesi janë të kënaqur me numrin 8 kuqezi, por frika e përsëritje­s

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania