Panorama Sport (Albania)

Interi, 110 milionë euro Spaletit

Nga Naingolan te Rudiger, ja cilët janë lojtarët që ka vendosur në listë Luçiano

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Takimi në Nanjing të Kinës (atje ku ndod hen zyrat e "Suning") ndërmjet Luçiano Spaletit dhe Zhang Jindong nuk ka shërbyer vetëm për t'u njohur me njëritjetr­in, por edhe për të sqaruar disa tema "të nxehta" si merkato. Sipas asaj që po qarkullon në mediat italiane, Zhang Jindong e ka siguruar Spaletin se do të ketë një mbështetje të madhe si në nivel teknik, ashtu edhe në përforcimi­n e ekipit. Grupi "Suning" është i gatshëm të shpenzojë në merkaton që do të fillojë nga 1 korriku, të paktën 110 milionë euro, të cilave do t'i shtohen dhe ato që do të përfitohen nga shitja e disa lojtarëve. Ish-trajneri i Romës duket se është bindur akoma më shumë për projektin e zikaltërve pas takimit me Zhangun, i cili e ka vlerësuar teknikun si një trajner të madh. Spaleti, veç të gjithash, ka pasur vetëm një kërkesë: Të mos shitet Perisiç, i cili është karta më e lehtë që mund t'i shpëtojë zikaltrit nga dënimi i FIFA-s. Trajneri i ka komunikuar padronit të Interit se do të ishte shumë e vështirë që të zëvendësoh­ej një lojtar si kroati, në një kohë ku ekipi ka shumë pak lojtarë të rëndësishë­m. Paratë që do të mblidhen për të shmangur dënimin e "Fair Play" financiar, do të vijnë nga shitja e Jovetiç, Ranokia, Brozoviç, Banega dhe Murijo.

OBJEKTIVAT- Spaleti ka

shkuar me një plan shumë të qartë në Kinë, t'i vërë përpara "babagjyshi­t" Zhang listën e tij të dëshirave. Ai ka kërkuar me patjetër blerjen e dy qendërmbro­jtësve dhe një mbrojtës krahu, disa mesfushorë të shpejtë dhe një sulmues krahu. Emrat tashmë dihen, Sabatini është

"paralajmër­uar". Rudiger dhe Naingolan janë dy "ëndrrat" e Spaletit dhe me shumë mundësi mbrojtësi i krahut të majtë të Nicës, Dalbert do të vishet zikaltër. Kriçioviak, Rabiot, Bernardesk­i, Filho, Berardi, Karsdorp, Tete dhe Vesino ndodhen gjithashtu në këtë listë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania