Panorama Sport (Albania)

Botërori U-20, Anglia mund Italinë dhe sfidon në finale Venezuelën

Dopieta e Solanke dhe Lukman u japin fitoren ishullorëv­e

-

"Luanët" e rinj të Anglisë kanë prodhuar një paraqitje fantastike duke përmbysur golin e parë të shënuar nga Italia në pjesën e dytë dhe shënuar tre gola për të arritur finalen e U-20.

Pas golit të parë të shënuar nga Rikardo Orsolini pas vetëm tri minutave lojë, ekipi i drejtuar nga Poul Simpson reagoi më së miri duke shënuar tre gola të shpejtë në pjesën e dytë. Dominik Solanke i Liverpulit gjeti golin e barazimit gjatë mesit të pjesës së dytë dhe lojtari i Everton, Ademola Lukman kaloi anglezët në avantazh 13 minuta më pas. Pak më pas vjen edhe goli i dytë personal i Solankes, i cili ishte një udhëheqës i vërtetë për ekipin e tij. Anglia, e cila arriti për të parën herë në historinë e saj në finalen e U-20 në një Kupë Bote, do të ndeshet me Venezuelën të dielën. Venezuela mundi Uruguain 4:3 pas penalltive teksa 120 minutat e ndeshjes prodhuan një rezultat të barabartë 1: 1. Trajneri Simpson shprehet: "Mendoj se ishim të mrekullues­hëm që nga minuta e parë. E di që shkuam në disavantaz­h për shkak të një mungese përqendrim­i si dhe një aksioni të bukur të italianëve me Orsolinin që bëri një finalizim fantastik. Por, pas golit të tyre, mënyra se si luajtëm, mënyra se si vepruam në fushë, disiplina dhe golat - ishte thjesht fantastike nga një ekip që është i aftë të fitojë një ndeshje futbolli kundër të

gjithëve. Jam shumë i lumtur për lojtarët. Është një ëndërr të drejtosh Anglinë drejt finales. Unë kam lindur në 1966 dhe ai ishte viti i fundit që arritëm të shkonim". Italia do të përballet me Uruguain, për të përcaktuar vendin e tretë të këtij botërori U-20.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania