Panorama Sport (Albania)

Juventusi do të sakrifikoj­ë Bonuçin, ja lista e dëshirave

-

Leonardo Bonuçi duket gjithmonë e më i bindur për të lënë Torinon. Të paktën për këtë është e sigurt media angleze, e cila ka listuar edhe disa arsye që nisin me sherrin e pasur me Masimilian­o Alegrin, thuajse dyfishin e pagës që i garantojnë ishullorët, zhgënjimin e marrë nga dy finalet e humbura të Ligës së Kampioneve, por mbi të gjitha mungesën e stimujve për të vazhduar në SerinëA, duke parë se tashmë mbrojtësi ka gjashtë vite që fiton gjithçka në Itali. Dhe, nga ana tjetër, edhe vetë Juventusi duket shumë i joshur nga oferta e ardhur së fundmi nga Çelsi, e cila parakalon bindshëm atë të Mançester Sitit: 55 milionë euro, plus kartonin e mesfushori­t Nemanja Vidiç, i cili i pëlqen aq shumë trajnerit të Juves. Por, në të njëjtën kohë, fakti se për të synuar Champions-in në sezonin e ardhshëm nevojitet një merkato e përbërë nga emra të mëdhenj dhe shumë miliona euro për t'u investuar, edhe vetë drejtuesit torinezë duket se janë gati që të pranojnë të sakrifikoj­në Leonardo Bonuçin dhe më pas të nisin sulmin e tyre në merkato. Disa prej emrave tashmë janë të njohur nga të gjithë, por në krye të listës qëndrojnë Duglas Kosta i Bajernit të Mynihut dhe Stiven N'Zonzi i Sevijes. Për të parin nevojiten 40 milionë euro, por shumë do të varet nga zbarkimi ose jo i Aleksis Sançezit në Bavari. Ndërsa për të dytin, spanjollët kanë ulur pretendime­t e tyre nga 40 milionët e klauzolës në vetëm 30 milionë, duke qenë se është vetë mesfushori francez që shtyn për një transferim te Juventusi këtë verë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania