Panorama Sport (Albania)

Modriç: Zidan një gjeni, ja si e mundi Juven

-

Zinedin Zidan nuk po mahnit vetëm specialist­ët e futbollit apo qoftë edhe kolegët e tij me më shumë eksperienc­ë, por edhe vetë lojtarët, të cilët stërvit çdo ditë. Finalja e Kardifit e fituar kundër Juves, me sa duket është një kryevepër e inteligjen­cës së tij taktike, pasi është vetë një prej yjeve të Realit të Madridit, Luka Modriç, ai që e konfirmon këtë. "Ajo që kemi bërë në këto dy vite të fundit është fantastike, sepse realisht po përjetojmë momente shumë të bukura. Dhe për këtë duhet të falënderoj­më mbi të gjitha trajnerin Zinedin Zidan, i cili ka ditur që të na japë një shpirt të ri gare, një stil loje më dëfryes, por edhe më kompakt. Këtë e treguam fare mirë në finalen e Champions-it kundër Juventusit, një sukses i cili i duhet faturuar pa dyshim trajnerin tonë, - nënvizon fantazisti kroat. - Gjatë të gjithë javës që parapriu transfertë­n në Kardif, Zidan dhe stafi i tij kanë analizuar me kujdes shumë ndeshje dhe falë punës së tyre gjetën pikën e dobët në mbrojtjen e Juves. Nuk ka dyshime se mbrojtësit italianë janë fantastikë dhe këtë e treguan gjatë të gjithë sezonit europian, por zgjuarsia e 'Zizu'-së diti që t'i çajë ato. Ai vuri re se në thuajse të gjitha ndeshjet e rëndësishm­e dhe të vështira që kishte luajtur skuadra e Alegrit sivjet, ata ia kishin lënë topin kundërshta­rit për ta luajtur dhe më pas për ta kapur në kundërsulm. Dhe fakt është që kur mbrojtja e Juves qëndron e palëvizshm­e dhe brenda zonës së saj, ata dinë të largojnë thuajse çdo tentativë, por duke parë presionin që ata na vunë në pjesën e parë, në 15 minutat e pushimit të pjesës së dytë, trajneri vendosi të ndryshojë skemë. Ai theksoi se kur mbrojtja italiane qëndron e palëvizur vështirë se vuajnë, por duke ia lejuar topin Juventusit dhe duke i afruar drejt zonës sonë, reparti i tyre do të çahej dhe nëse kapen në kundërsulm ata janë mjaft të dobët. Dhe realisht kështu ndodhi: ne e detyruam Juven që të fitonte në grup shumë metra drejt portës sonë dhe i goditëm saktësisht në kundërsulm. Më duhet t'i bëj kompliment­et e mia trajnerit për këtë detaj, sepse ishte realisht ai çelësi i fitores sonë në finalen e Champions-it".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania