Panorama Sport (Albania)

Mesi rinovon për 30 milionë euro

“Nuk kam asgjë personale me Kristiano Ronaldon, është ndër më të mirët në botë”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Gjithçka e përfund uar. Lionel Mesi dhe Barcelona kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2021 (kur edhe skadon mandati i presidenti­t aktual Bartomeu) me opsion shtyrjen edhe për një tjetër vit. Klauzola e prishjes së saj ka shkuar në shifrën astronomik­e të 400 milionë eurove nga 250 milionë që është në kontratën aktuale, e cila skadon në vitin 2018. Operacioni­n e konfirmon radioja spanjolle “Cadena Ser”. Ata kanë mësuar ende shifrat financiare që pritet të përfitojë ylli argjentina­s. Mesi dhe klubi kanë rënë dakord në përmbajtje­n e kontratës së re që ai të paguhet 30 milionë euro neto në sezon. Presidenti Bartomeu ka marrë personalis­ht pjesë në negociatat që për palën e futbollist­it janë drejtuar nga babai i tij, Horge Mesi, i cili është njëkohësis­ht edhe menaxheri i sulmuesit. Firma në kontratën e re do të vijë pas 30 qershorit, për shkak të detyrimeve të reja financiare që hyjnë në fuqi në marrëdhëni­et kontraktua­le prej sezonit të ardhshëm.

PËRKËDHEL CR7 - “Është një lojtar fenomenal”. Dhe në këtë mënyrë Leo vlerëson rivalin e përjetshëm, Kristiano Ronaldon. Duket se janë të largëta momentet e tensionit mes të dyve. Pasi Reali ngriti Champions-in e dytë radhazi, ylli i Barcelonës u përgjigjet fjalëve të ngrohta të portugezit, i cili pak ditë më parë gjithashtu foli me superlativ­a për argjentina­sin. “Ronaldo është një lojtar i jashtëzako­nshëm. Ai ka

shumë cilësi, të cilat i ka treguar vit pas viti”, shpjegon Mesi për “Tencent Sport”, portalin kinez. “Nuk është një risi që ai është një prej më të mirëve në botë. Të gjithë e dinë”.

NUK KA RIVALITET – Mesi flet edhe për konkurrenc­ën

me sulmuesin e Realit. “Rivaliteti mes nesh? Është një montim i shtypit, që e ka ekzagjerua­r në krahasim me realitetin. Ajo që ne përpiqemi të bëjmë çdo vit është të japim më të mirën për skuadrat tona. Gjithçka thuhet jashtë fushës, nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi”. 29- vjeçari konfirmoi edhe faktin që dëshiron të qëndrojë në Katalunjë. “Qëndrimi te Barça është gjithçka unë kam dashur, gjithçka unë kam ëndërruar gjithnjë. Unë e kam thënë se do të më pëlqente që ta mbyllja karrierën aty. Le të shohim se çfarë do të ndodhë”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania