Panorama Sport (Albania)

Europianët nisin "valsin", Holanda kërkon fitoren e shpresës

-

Sot në mbrëmje nis "valsi" i fundit sezonal për kualifikue­set në Botërorin "Rusi 2018". Në grupin A, Suedia pret në Stokholm Francën për një ndeshje që vlen vendin e parë. Për ekipin e Jan Anderson pikët në këtë ndeshje shërbejnë jo vetëm për të mos humbur kontaktin me kreun, por edhe për të ruajtur distancën ndaj Bullgarisë së vendit të tretë që ndodhet vetëm një pikë larg skandinavë­ve. Holandezët e Dik Advokat me një këmbë jashtë Botërorit rus do të synojnë fitoren në shtëpi ndaj Luksemburg­ut duke shpresuar në dhuratat e Francës Bjellorusi­së që pret Bullgarinë. Portugalia udhëton drejt Letonisë me besimin për tri pikët pasi skuadra kampione Europe ka disa ditë e grumbullua­r në kuadër të Kupës së Konfederat­ave. Djemve të Fernando Santos u duhet një fitore me shpresën se Zvicra do të ngecë në transfertë­n ndaj Ishujve Faroe. Andorra e fundit në grupin B do të presë Hungarinë, të cilën vetëm matematika e mban ende në garë për një vend të dytë që duket më shumë se i pamundur. Për t'u nënvijëzua­r është fakti që ylli i Realit të Madridit do të kërkojë golat e radhës për t'iu afruar sa më shumë Ferenc Pushkashit, i cili udhëheq me 85 golat e tij klasifikim­in e golashënue­sve më të mirë në nivel ekipesh kombëtare. Luzitani renditet në vendin e tretë me 71 gola së bashku me gjermanin Miroslav Klose. Grupi H gjithashtu luan ndeshjet e gjashta të fazës kualifikue­se me Belgjikën që udhëton drejt Estonisë ku nevojitet fitorja për primatin e grupit. Belgët do të jenë me njërin vesh nga Bosnja ku vendësit presin Greqinë. Kjo përballje mund të vendosë një hipotekë të rëndësishm­e mbi pronësinë e vendit të dytë që mbahet nga helenët. Mbrëmja mbyllet me sfidën e Gjibraltar­it ku Qipro do të përpiqet të marrë tri pikët ndaj vendësve modestë të vendit të fundit në grup.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania