Panorama Sport (Albania)

Bajerni, çmenduri për Sançezin

Ja kush janë lojtarët për të cilët bavarezët po “mbajnë frymën” në merkaton e verës

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Interesimi i kampionëve gjermanë mbi sulmuesin kilian të Arsenalit, Aleksis Sançez, ka nisur që prej ardhjes së trajnerit italian Karlo Ançeloti. Tanimë, duke u bazuar në informacio­nin e "Kicker", thuhet se bavarezët janë duke menduar edhe një pagë vjetore prej 25 milionë eurosh për bomberin kilian. Kjo do të thotë rreth dyfishin e lojtarit më të shtrenjtë të Bundesligë­s, Robert Levandovsk­i( 15 milionë/ sezon). Sançez, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2018, kërkon të largohet nga Premier Liga, por topçinjtë e Arsenalit nuk do ta lënë të qetë pa një shumë të kënaqshme ku minimumi pritet të jetë 80 milionë euro. Sikurse edhe në deklaratat e Hënes, Bajerni ka nevojë për disa "granata", si përforcim. Me largimin e Filip Lahm dhe Ksavi Alonsos, yjet si Arjen Roben dhe Frank Riberi nuk do të ruajnë moshën dhe gjendjen e mirë fizike dhe për shumë gjatë, ndaj një përforcim i skuadrës është diçka e pashmangsh­me. Deri më tani, dy lojtarë të rinj janë bërë pjesë e kampionëve gjermanë, sikurse janë Niklas Syle dhe Sebastian Rudi. Megjithatë, nga deklaratat e Hënes dhe Rumeniges është kuptuar qartë që krerët nuk preferojnë të shpenzojnë mbi 50 milionë euro për lojtarët, gjë e cila ka shtangur drejtuesin financiar, Kristian Dresen, duke thënë: "Nuk mund ta imagjinoj një shumë të tillë për transferta­t e Bajernit, kur në 2013 Reali i Madridit shpenzoi 100 milionë euro për Gareth Beil". Megjithatë, thuhet se për bavarezët i vetmi opsion për të fuqizuar skuadrën janë shumat e mëdha për lojtarë si

Sançez. Sikurse dhe Hënes ka deklaruar, do të ketë një miks mes lojtarëve të rinj në karrierë dhe atyre të klasit botëror, pritet që edhe prurjet e reja të kampionëve gjermanë të përshtaten me blerjet e superklube­ve si Barcelona, Reali i Madridit dhe Mançester Junajtid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania