Panorama Sport (Albania)

De Biazi, na nxirr nga tuneli!

Pesë humbje radhazi, sot prova e trajnerit dhe një grupi lojtarësh që na çoi në Europian

- JORGIS MEMO

11 qershor 2016, 11 qershor 2017. Si sot një vit më parë, Shqipëria debutoi në Europianin e Francës me një humbje 0- 1 ndaj Zvicrës në stadiumin e Lensit. Kanë kaluar 12 muaj nga ajo ndeshje dhe për koincidenc­ë të datave, Shqipëria zbret sot në fushë ndaj Izraelit, por në një situatë komplet ndryshe. Është një moment që nuk ka aspak lidhje me atë prag Europiani, ku kuqezinjtë vinin pas një arritjeje historike dhe tentuan ta nisnin në mënyrën më dinjitoze, edhe pse në fushë emocionet e debutuesit dhe mungesa e eksperienc­ës ndikoi jo pak. Nga rasti i humbur i Shkëlzen Gashit te ndeshja e sotme në Haifa, sa shumë ndryshime dhe sa shumë dilema te kuqezinjtë. Jemi në vend të katërt në grup dhe pa asnjë shpresë për të bërë mrekullinë: kualifikim në Botërorin e Rusisë. Vijmë pas pesë humbjeve radhazi dhe jemi kthyer 14 vite pas, kur për herë të fundit pësonim kaq disfata rresht (në vitin 2003 drejtohesh­im nga Bepe Dosena dhe Hans Peter Brigel). E megjithatë, në këtë tunel ku është futur Shqipëria, mund të ketë sërish dritë. Janë po të njëjtët protagonis­të që u bënë heronj në edicionin e kaluar. Është po i njëjti strateg (Xhani De Biazi), që sa shumë u nderua në tokën e shqiponjav­e. Tani ka ardhur momenti që italiani i shqiptariz­uar të na nxjerrë nga ky tunel me taktikën e tij.

SITUATA

Është nga ato ndeshje ku më shumë se kurrë, De Biazi & CO duhet të tregojnë se kjo ecuri e dobët është thjesht një rastësi. Thonë që Kombëtaret e vogla e kanë shumë të vështirë për t'u ringritur pas një suksesi të madh. Sot, në tokën e shenjtë të Izraelit, luhet ndeshja më delikate e edicionit dhe ky grup lojtarësh, të udhëhequr nga De Biazi, kanë shansin të thonë edhe një herë fjalën e tyre me vepra në fushë. I mbani mend fitoret në Norvegji, Portugali apo Armeni? Ndoshta ka ardhur momenti që kuqezinjtë t'i japin sërish "gaz" për

një triumf që mund të ndryshojë shumë gjëra në Kombëtare. Natyrisht, raportet nuk janë si më parë dhe trajneri po shkon drejt skadimit të kontratës (i mbyllet në nëntor), në një kohë që shanset për rinovimin e saj janë zero. Një "jo" e prerë në konferencë­n e djeshme për shtyp, e konfirmoi edhe më shumë se sa larg janë FSHF dhe trajneri për të ardhmen. Gjithsesi, për t'u bërë një mbyllje dinjitoze këtyre kualifikue­seve (edhe vendi i tretë do të ishte sukses në një grup me Spanjën

dhe Italinë), duhet motivimi, dëshira dhe grinta e Shqipërisë së edicionit të kaluar. "Nuk jemi një Kombëtare me yje, por ama, nëse luajmë si skuadër, duke dhënë secili 100% e tij, mundim këdo", ka thënë shpesh De Biazi në këto pesë vite drejtim të kuqezinjve. Që humbja në Luksemburg të mos konsideroh­et si mbyllja e një cikli, lojtarët dhe njeriu që i udhëhoqi drejt suksesit historik, duhet të likuidojnë sot Izraelin. E bëjnë dot?! Asgjë e pamundur në tokën e shenjtë...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania