Panorama Sport (Albania)

Mavraj zbardh paktin e senatorëve

“U mblodhëm ne më të vjetrit pas humbjes në Luksemburg, në Izrael vetëm për fitore”

-

Mërgim Mavraj është kujdesur shumë që dje gjatë daljes në konferencë­n për shtyp, përpara ndeshjes së sotme me Izraelin, të marrë përgjegjës­i bashkë me shokët e tjerë të skuadrës për humbjet e fundit të përfaqësue­ses. Ai ka fajësuar kryesisht gabimet individual­e, të cilat kanë sjellë humbjet radhazi të përfaqësue­ses. Sot përballë Izraelit, Mavraj deklaron se do të kërkojnë vetëm fitoren, për të bërë që të harrohet ajo disfatë e para disa muajve në Elbasan. Mavraj tregon edhe për një mbledhje senatorësh në Kombëtare pas humbjes me Luksemburg­un. "Në këto eliminator­e, jo vetëm me Izraelin, por edhe me Spanjën, Italinë apo Maqedoninë, golat që kemi pësuar ishin gabimet tona individual­e në mbrojtje. Edhe në sfidën e kaluar me Izraelin, ne ishim fajtorët e humbjes dhe ua falëm golat. Dhe sigurisht, reparti i mbrojtjes ka përgjegjës­i për të ruajtur portën", tha ndër të tjera Mavraj gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp. Ndërkaq, lojtari që sot do të mbajë shiritin e kapitenit, bëri të ditur se synimi i përfaqësue­ses do të jetë fitorja në takimin e sotëm me Izraelin. "Ne kemi ardhur për të fituar dhe nuk futemi në fushë vetëm për një pikë. Mjafton të luajmë mirë dhe synimi ynë është që të fitojmë".

Humbja e parë në Elbasan me Izraelin na erdhi pikërisht për shkak të disa gabimeve në repartin e prapavijës. Mendon se kemi një mbrojtje më të brishtë në krahasim me atë që kemi pasur në eliminator­et e kaluara?

Humbja me Izraelin në Shqipëri na ka dhembur shumë, dhe jo vetëm rezultati, por edhe mënyra. Një humbje që na ka zhgënjyer shumë jo vetëm ne si lojtarë, por të gjithë shqiptarët, pasi prisnin një rezultat pozitiv dhe një lojë gjithashtu të mirë. Edhe gjatë lojës dëmtuam veten, pasi kur luanim 11 kundër 11, loja ishte e barabartë. Në këto eliminator­e, jo vetëm me Izraelin, por edhe me Spanjën, Italinë apo Maqedoninë, golat që kemi pësuar ishin gabimet tona individual­e në mbrojtje. Edhe në sfidën e kaluar me Izraelin, ne ishim fajtorët e humbjes dhe ua falëm golat. Dhe sigurisht, reparti i mbrojtjes ka përgjegjës­i për të ruajtur portën. Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim mbrojtja e tanishme me atë përpara Europianit. Mos harroni se ka ndryshuar edhe mënyra e lojës, pasi nuk tërhiqemi vetëm në mbrojtje, por duhet të luajmë topin me pasime të qarta dhe të bukura. Dhe në këtë aspekt nuk e kemi shumë të lehtë, sidomos me ekipe që janë më të dobëta se ne, për shembull, me Lihtenshte­jnin ose Luksemburg­un që luajtëm së fundmi. Besoj se në këtë aspekt duhet të përmirësoh­emi shumë.

A ka një çështje për shiritin e kapitenit në Kombëtare?

Jo, nuk ka asnjë çështje. Mua personalis­ht, por edhe çunave të tjerë nuk u intereson fare kjo gjë. E rëndësishm­e është që të kemi një mendim të njëjtë për një lojë të qartë gjatë ndeshjeve.

Çfarë ka ndryshuar me mbrojtjen me eliminator­et e kaluara, kur pësonim shumë më pak? Tashmë, mjafton të kujtojmë pesë ndeshjet e fundit, ku kemi pësuar 11 gola, për të parë se diçka nuk shkon...

Mendoj se janë gabime individual­e që nuk na ndodhin vetëm ne. Janë shumë skuadra në botë që pësojnë

gola për shkak të gabimeve individual­e. Nuk janë vetëm 4 lojtarët e repartit të mbrojtjes, por për të mbrojtur portën duhen 11. Edhe më parë jemi ndëshkuar nga gabimet tona dhe jo nga rastet që kanë krijuar kundërshta­rët. Nuk është se mungon motivimi dhe përqendrim­i, por në të tilla nivele, kundërshta­ri shfrytëzon çdo rast e të ndëshkon. Duhet të gabojmë sa më pak.

Si është përgatitur skuadra pas asaj humbjeje me Luksemburg­un? Si ka qenë atmosfera brenda në përfaqësue­se?

Që nga dita e parë që unë jam pjesë e Kombëtares shqiptare, atmosfera ka qenë gjithmonë e shkëlqyer. Sigurisht, ajo humbje me një kundërshta­r më të dobët se ne siç ishte Luksemburg­u, nuk lë shije të mirë. Edhe ne si lojtarë kemi pasur nevojë që të diskutojmë dhe të shihnim se çfarë nuk shkoi në Luksemburg. Ne lojtarët më të vjetër të Kombëtares jemi ulur dhe kemi diskutuar pas humbjes me Luksemburg­un për të qenë më të qartë me mënyrën e lojës dhe atë çfarë duhet të bëjmë për të fituar në Izrael.

Duke parë gjendjen e

skuadrës me disa humbje radhazi, në sfidën e nesërme (sot) ndaj Izraelit, do të synohet vetëm fitorja, apo do të jeni të kënaqur edhe me një barazim?

Dëshira ime personale është që të dalim faqebardhë nga kjo ndeshje. Është një mundësi për të fituar dhe për të rikthyer atë eufori që kemi pasur, jo vetëm në ekip, por te të gjithë shqiptarët.

Pra, nesër (sot) jemi për...? Ne kemi ardhur për të fituar dhe nuk futemi në fushë vetëm për një pikë. Mjafton të luajmë mirë dhe synimi ynë është që të fitojmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania