Panorama Sport (Albania)

Trajneri izraelit: S’mund të gabojmë me Shqipërinë

“Me një stadium plot do ta kemi më të lehtë, pres tri pikë”

- ILIR CARA

Izraeli do fitoren ndaj Sh qipërisë për të konsolid uar vendin e tretë në Grupin G. Një ditë para sfidës me kuqezinjtë, trajneri i Kombëtares izraelite, Elisha Levi, në konferencë­n e zakonshme për shtyp u shfaq optimist. Ashtu si Shqipëria, edhe Izraeli vjen pas një paraqitjej­e zhgënjyese në miqësoren e një jave më parë ndaj Moldavisë, ku arriti të barazonte vetëm në minutën e fundit. Megjithatë, për trajnerin Levi ndeshja më e rëndësishm­e është ajo ndaj Shqipërisë dhe sipas tij, Izraeli do të bëjë gjithçka për të marrë tri pikë. "Kemi treguar se shënojmë me vështirësi, por po mundohemi që të gjejmë një zgjidhje që të realizojmë sa më shumë gola. Nuk bëhet fjalë për një ndeshje të lehtë, pasi Shqipëria ka një skuadër të mirë. Shpresoj që në këtë takim stadiumi të jetë plot dhe me ndihmën e tifozëve ta kemi më të lehtë që t'i ndëshkojmë shpejt shqiptarët. Përpos luhatjeve që kemi treguar në ndeshjet në grup, ne kemi punuar shumë dhe jemi fokusuar te kjo ndeshje, të cilën duhet ta kalojmë me sukses", ka thënë fillimisht trajneri i Izraelit. Më pas, Levi foli edhe për situatën në skuadër pas miqësores me Moldavinë. "Në atë takim nuk u paraqitëm mirë, por ishte thjesht një ndeshje përgatitor­e për të ndihmuar ekipin të gjente kondicioni­n fizik. Nuk është e lehtë të luash në qershor. Shpresoj të kemi nxjerrë mësime, sepse ndeshja më e rëndësishm­e është ajo me Shqipërinë. Luajmë përballë një skuadre mjaft të mirë, por do të provojmë të shfrytëzoj­më shanset tona", shtoi Levi.

PROBLEMET- Dilema më e madhe tek izraelitët lidhet me gjendjen e mbrojtësit veteran, Tal Ben Haim. Trajneri Levi theksoi se për 35-vjeçarin do të vendosë pak orë para ndeshjes. "Skuadra që nisi ndeshjen miqësore me Moldavinë pritet që të jetë në fushë nga minuta e parë edhe në përballjen me Shqipërinë. Dyshimi i vetëm mbetet Ben Haim, për të cilin do të vendos para ndeshjes. Shpresoj që të luajmë mirë dhe të fitojmë ndaj Shqipërisë", ka përfunduar kreu i pankinës izraelite. Kjo Kombëtare është një kombinim i lojtarëve me eksperienc­ë dhe të rinjve. Benajun dhe Ben Haim shërbejnë si një shembull për të rinjtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania