Panorama Sport (Albania)

Analizë dhe stërvitje në stadium, Bushi karikon kuqezinjtë e rinj

Kombëtarja Shpresa do të tentojë fitoren nesër kundër Estonisë

-

Kombëtarja U-21 vijon përgatitje­t në prag të ndeshjes me Estoninë, që do të luhet nesër në orën 20:00 në stadiumin "Elbasan Arena". E shtuna për kuqezinjtë e rinj ka nisur me një analizë, ku trajneri Alban Bushi, përmes videoproje­ktorit, u ka shpjeguar lojtarëve teorikisht idetë e tij për sjelljen taktike ndaj Estonisë. Bashkë me stafin, trajneri kuqezi ka studiuar edhe kundërshta­rin. Miqësorja e pak ditëve më parë ndaj Francës ka shërbyer si një mësim për lojtarët, kështu që reagimi pritet të jetë që nesër ndaj Estonisë, që një kundërshta­ri që vlerësohet nga Bushi. Stërvitja e djeshme është zhvilluar në fushën e stadiumit "Elbasan Arena", aty ku trajneri ka punuar më shumë taktikisht, duke provuar skemat. Pritet që Shqipëria të luajë me variantin 4-3-3, por që në varësi të lojës mund të bëhet edhe 4-2-31. Mungesa e vetme do të jetë ajo e mesfushori­t të Breshias, Emanuele Ndoji, i cili u dëmtua pak ditë më parë dhe nuk u riaftësua në kohë. "Pres një Estoni të fortë fizikisht, janë lojtarë shtatlartë dhe kam kërkuar gjatë gjithë kohës nga lojtarët tanë të shmangin gabimet dhe faullet në afërsi të zonës, për të mos e pësuar si ndaj Francës. Lojtarët kanë besim se mund të arrijnë diçka dhe me një mbështetje masive, meqenëse është edhe hyrja e lirë, kam besim se do marrim rezultat pozitiv", ka deklaruar Bushi për gazetën. Optimist për një fitore janë edhe lojtarët e ardhur rishtazi në ekip, Taulant Seferi dhe Valdrin Mustafa. "Jam i lumtur që e mora lejen nga FIFA për të luajtur me Kombëtaren shqiptare. Ka qenë dëshirë e madhe për mua dhe shpresoj që të shkojë gjithçka mirë në ndeshjen e parë kualifikue­se. Është ndeshje e rëndësishm­e, sepse është e para dhe mendoj se jemi një gjeneratë e re në Kombëtaren U-21. Kemi shumë lojtarë kualitativ­ë dhe besoj se do të marrim rezultat pozitiv ndaj Estonisë", ka thënë Seferi. Ndërsa Mustafa u shpreh: "Ndaj Estonisë është një ndeshje shumë e rëndësishm­e. Unë besoj se do të vijnë shumë tifozë nga e gjithë Shqipëria për të na përkrahur. Do ta kthejmë në festë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania