Panorama Sport (Albania)

Bunjaki sfidon Turqinë: Do kërkojmë fitoren

" ivali është shumë cilësor, ndaj duhet të jemi agresivë"

- ARMAND HALILI

Trajneri i Kombëtares së Kosovës është i bindur se skuadra e tij mund të bëjë surprizën në ndeshjen e sotme ndaj Turqisë. Ai shprehet se një fitore në këtë përballje do t'i gëzonte jo pak tifozët. "Gjatë këtyre ditëve kemi pasur disa probleme me dëmtimet, por mund të them se jemi gati për të luajtur ndeshjen ndaj Turqisë. E dimë që kemi të bëjmë me një skuadër të fortë në çdo repart dhe nuk do të jetë e lehtë, por duam që t'i gëzojmë tifozët tanë me një fitore dhe shpresojmë që ajo të vijë pikërisht në këtë përballje. Kemi përkrahjen masive të tifozëve 'Dardan', të cilët dua t'i falënderoj dhe, pse jo, t'i gëzojmë shumë shpejt me fitore, ndoshta gjatë vjeshtës, por mund të ndodhë edhe nesër", ka thënë trajneri, i cili gjithashtu ka shtuar se skuadra që ai drejton po krijon identiteti­n e saj. "Të gjithë lojtarët i kam në dispozicio­n, është loja më e vështirë. Tani të gjithë kundërshta­rët i njohim. Njëkohësis­ht edhe ata na njohin neve. Kemi filluar sadopak të krijojmë eksperienc­ë. Gjatë lojës duhet të jemi më kompaktë, më agresivë dhe më të përqendrua­r. Në disa pozicione konkurrenc­a është rritur, sidomos në sulm. Turqia është një ndër skuadrat që mendoj se ka gjasa të kualifikoh­et si e dyta. Kemi të bëjmë me kundërshta­rë shumë cilësorë, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur ta humbim topin. Përgatitje­t për këtë ndeshje nuk kanë qenë optimale për ne, pasi kemi pasur probleme që nga dita e parë", tha Bunjaku.

RIVALI - Por, në prag të këtij takimi, Turqia nuk po kalon momentet e saj më të mira, pasi një prej lojtarëve titullarë, si Turan, është përjashtua­r. "Ata janë një ekip që kanë shumë talente dhe janë të organizuar. Bëhet fjalë për një skuadër të madhe, por ne do të tentojmë gjithçka. Ne kemi pasur edhe probleme me stadiumin dhe jemi detyruar të luajmë ndeshjet tona jashtë fushe. Shpresojmë që në shtator të përfundojë stadiumi në Kosovë dhe të luajmë

aty", ka mbyllur trajneri i Kombëtares së Kosovës. Kosova ende nuk ka marrë asnjë fitore dhe kjo ka bërë që si trajneri, ashtu edhe futbollist­ët të ndiejnë presionin. Por, një gjë e tillë ka rritur edhe më shumë motivimin në skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania