Panorama Sport (Albania)

erim: roblemet nuk ndikojnë, unë di t i mena hoj situatat

Trajneri turk flet për përjashtim­in e Turan

-

Trajneri i Kombëtares turke, Fatih Terim, është i qetë në prag të ndeshjes eliminator­e që skuadra e tij do të luajë ndaj Kosovës, edhe pse kohët e fundit situata në skuadrën që ai drejton nuk është shumë pozitive. Kjo, pasi Arda Turan është përjashtua­r nga skuadra për shkak se ka goditur një gazetar. Ylli i Barcelonës është një humbje e madhe për Kombëtaren turke, megjithatë trajneri nuk ka toleruar. "Mendoj se problemet që kemi pasur në skuadër nuk do të ndikojnë në atë që do të japim në fushë në ndeshjen ndaj Kosovës. Jam një njeri që di ta menaxhojë shumë mirë skuadrën", ka thënë Turan para gazetarëve në konferencë­n e djeshme për shtyp. Ai gjithashtu ka bërë me dije se pret një fitore nga skuadra e tij, duke shpresuar edhe te përballjet direkte që kanë kundërshta­rët e Turqisë me njëri- tjetrin. "Mendoj se dita e nesërme ( sot) është e rëndësishm­e për Turqinë, kjo edhe për shkak të dueleve që kanë kundërshta­rët tanë. Nëse ne arrijmë të marrim pikët e plota, atëherë ndonjë favor mund të na e bëjnë edhe rivalët", ka vazhduar Terim, i cili i ka bërë edhe elozhe Kosovës. "Ajo që mund të them, është se Kosova po përparon me ritme të shpejta dhe në disa ndeshje kanë qenë shumë afër marrjes së pikëve, madje nuk i janë akorduar edhe 11- metërsha. Në takimin ndaj Islandës edhe mund të kishin fituar. Kosova është një ekip i fortë dhe po rritet gjithmonë e më shumë. Për këtë arsye nuk mund të them se cilat janë pikat më të forta të kundërshta­rit tonë të radhës", ka thënë trajneri i Turqisë, Terim, i cili është një emër i njohur në futbollin botëror.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania