Panorama Sport (Albania)

Rrezik kartonësh, 6 spanjollë mund të humbin Italinë

Pike, Ramos, Buskets, Tiago, Vitolo e Kosta në ankth

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Spanja e Hulen Lopete guit përgatitet të luajë sot ndaj Maqedonisë, ndeshja e gjashtë eliminator­e për Grupin G, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Transferta e Shkupit është tepër e rëndësishm­e për "Furitë e kuqe", duke parë se Italia nga ana e saj ka një duel, të paktën në letër, shumë të thjeshtë kundër Lihtenshte­jnit, prandaj fitorja është një detyrim për Alvaro Moratën me shokë. Gjithsesi, nëse në lidhje me formacioni­n trajneri i iberikasve nuk ka asnjë problem, përkundraz­i ka luksin e zgjedhjeve, ankthi i vetëm që ngrihet përpara kësaj sfide lidhet me numrin e madh të lojtarëve që kanë një karton të verdhë të mbartur. Kjo do të thotë se në rast të një ndëshkimi të radhës në Maqedoni, gjashtë prej tyre do të humbin ndeshjen e radhës kundër Italisë, e cila është programuar për t'u zhvilluar më datë 2 shtator 2017, në stadiumin "Santiago Bernabeu". Dhe për këtë duel, Lopetegui e di mirë se duhet të ketë grupin e tij të plotë, pasi sfida me "axurrët" do të vendosë edhe kokën e grupit, i cili aktualisht mbahet nga "Furitë e kuqe", por vetëm si rrjedhojë e golavarazh­it fantastik, pasi

pikët janë të njëjta, 13 dhe dueli i parë ka përfunduar në barazim 1-1. Natyrisht që kundër Maqedonisë, trajneri Lopetegui kërkon që futbollist­ët e tij të mos e kenë këtë ankth mbi shpatulla, sepse mund të kushtëzont­e paraqitjen e sotme, por natyrisht që edhe një paralajmër­im

për të luajtur qetë dhe pastër do të ketë. Dhe emrat që rrezikojnë përbëjnë shtyllën kurrizore të skuadrës, duke nisur me qendërmbro­jtësit Xherrard Pike dhe Serxho Ramos, shkatërrue­sin e mesfushës Serxhi Buskets, mesfushorë­t Tiago Alkantara e Vitolo, si dhe

bomberi Diego Kosta. Prandaj, të gjithë këta duhet të jenë ata që duhet të ruhen më shumë sot kundër Maqedonisë, përndryshe, më 2 shtator, do t'u duhet ta ndjekin sfidën me Italinë nga tribuna, duelin që do të vendosë përfundimi­sht se cili do të kualifikoh­et direkt për në Rusi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania