Panorama Sport (Albania)

Sko ia zgjon !luanët#, Kejn shpëton Anglinë

Kapiteni shënon në minutën e fundit dhe mban ekipin në krye

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nuk ka fitues në derbin britanik mes Skocisë dhe Anglisë. Në një ndeshje të çmendur në pesë minutat e fundit, ekipet kanë ndarë barazimin 2-2, rezultat që e besoni apo jo, lë një shije të hidhur në radhët e Skocisë për mënyrën se si shkoi ndeshja. Me siguri që përpara ndeshjes kombëtarja skoceze dhe stafi i saj do të firmoste edhe për një barazim, por nuk mund ta pranojë dhe ta përtypë atë që ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes. Herri Kejn prishi një mbrëmje historike për Skocinë (nuk e mund Anglinë që nga viti 1999) duke e kaluar festën në krahun e "tre luanëve" për faktin që vazhdojnë të ruajnë pathyeshmë­rinë e tyre dhe vendin e parë. FILLIM I BRISHTË Asgjë për t'u mbajtur mend në 45 minutat e para, pasi të dy ekipet nuk krijuan raste të shumta për të shënuar. Frika mbizotëroi në fushë dhe skuadrat dukeshin të kënaqura me këtë rezultat. Pa e ditur që fundi do të ishte spektakola­r, dikush mund të jetë larguar nga televizori në fundin e pjesës së parë.

ZHBLLOKON ÇEMBËRLEIN

Fraksioni i dytë nis me një shtyllë të Livermor, i cili ishte një nga zgjedhjet surprizues­e të trajnerit Sauthejt. Krosimi i tij në formë goditjeje devijohet dhe përplaset në shtyllë, duke përhapur panik në radhët e Skocisë. Mirëpo, portieri Gordon

"tradhton" ekipin në minutën e 70-të duke reaguar shumë keq pas goditjes së Çembërlein­it, i cili zhbllokon sfidën dhe hesht stadiumin. GRIFITHS SUPER, POR... I njëjti njeri, në dy minuta, në dy kënde të ndryshme. Skocia arriti të përmbyste rezultatin

në mënyrë spektakola­re falë dy golave nga goditjet standarde nga ana e sulmuesit Grifiths. Xho Hart në të parën mund të ketë pak faj, ndërsa në të dytën e ka të pamundur të reagojë. Tifozët dhe stadiumi kalon në ekstazë, por është e shkruar që Anglia të mbetet një

tabu për Skocinë. Në minutën e fundit, kapiteni Herri Kejn lëviz si një sulmues race dhe u vjedh kohën të gjithë mbrojtësve pas pasimit perfekt të Sterling. Ky rezultat mban Anglinë në vend të parë me 14 pikë, ndërsa Skocia ka 8 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania