Panorama Sport (Albania)

Gjermania, goleadë San Marinos

"Pancerat" kalojnë me sukses edhe provën e fundit përpara Kupës së Konfederat­ave

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Siç pritej, ashtu ndo dhi. Gjithçka e lehtë për Gjermaninë ndaj San Marinos. 7 gola në portën e Benedetini­t dhe vjen fitorja e 6-të në grup në po kaq ndeshje. San Marino mbetet në vend të fundit në Grupin C, në kuotën e 0 pikëve. Në Nyrenberg, kombëtarja kampione bote zbret me një formacion eksperimen­tal me 5 ndryshime nga ai që Lëv hodhi në miqësoren ndaj Danimarkës: në fushë zbret një 3-5-2 me Brand dhe Junes në krahë, Gorecka, Xhan dhe Draksler në mesfushë dhe dyshen e sulmit e formojnë Sandro Vagner dhe Shtindël. Për herë të parë pas kaq shumë kohësh nuk ka një bllok Bajerni në fushë veç Kimishit: përkundraz­i luajnë 11 lojtarë që vijnë nga 11 klube të ndryshme dhe një gjë e tillë nuk ndodhte prej 57 vitesh. 11 minuta zgjat rezistenca e miqve dhe ai që e thyen është kapiteni Julian Draksler, i cili gjen kuadratin e portës me një të djathtë të bukur. Kalojnë pesë minuta dhe Vagner realizon golin e tij të parë me fanellën e përfaqësue­ses: sulmuesi i Hofenhaimi­t shërbehet nga një krosim i Kimishit dhe shënon me kokë. Në minutën e 29- të, Vagner shënon edhe golin e dytë personal nga pak metra pas asistit të Junesit, i cili në minutën e 38- të firmos "pokerin" gjerman me portën e boshatisur pas një gabimi të

portierit nga zhvillimet e një goditjeje këndi. Goli i parë me kombëtaren edhe për talentin e Ajaksit. Ka kohë për të parë edhe njëherë Vagnerin në aksion (e ndal traversa), por mendon Mustafi në fillim të pjesës së dytë për të shënuar golin e pestë pas zhvillimev­e të një

tjetër goditje këndi. Kalojnë pak më shumë se 20 minuta për të parë edhe golin e gjashtë: një tjetër krosim perfekt i Kimishit dhe këtë herë godet Brand saktë me kokë. Në minutën e 76-të hyn në fushë (në vend të Drakslerit) edhe Diego Deme, mesfushori i Lajpcigut, lindur në vitin 1991. Por vitrina është e gjitha për Vagnerin, i cili në minutën e 78-të shpërdoron një gol nga pak metra, por korrigjon shënjestrë­n e tij në 85', kur devijon edhe njëherë tjetër saktë me kokë krosin e radhës së asistmenit të Bajernit, Joshua Kimish. Tani e gjithë vëmendja shkon në Kupën e Konfederat­ave në Rusi ( 17 qershor-2 korrik). San Marino nuk kishte shanse për të rivalizuar kampionët e botës, ashtu siç priten të kenë ekipe si Australia ( 19 qershor); Kili (22 qershor) dhe Kameruni (25 qershor).

 ??  ?? Shishet e ujit të kombëtares gjermane mbajnë ende logon e "Euro 2016", ashtu si edhe këpucët e trajnerit Joakim Lëv në stërvitje. Kampionët e Botës kurojnë çdo detaj, por duke u dhënë pas stërvitjes, mesa duket kanë harruar të ndërrojnë infrastruk­turën...
Shishet e ujit të kombëtares gjermane mbajnë ende logon e "Euro 2016", ashtu si edhe këpucët e trajnerit Joakim Lëv në stërvitje. Kampionët e Botës kurojnë çdo detaj, por duke u dhënë pas stërvitjes, mesa duket kanë harruar të ndërrojnë infrastruk­turën...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania