Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu synon të “rrëmbejë” talentin Albi Doka

E ardhmja e mbrojtësit vendoset pas... Shpresave

- ADELA MERKO

Skënderbeu nuk heq dorë nga Albi Doka. Klubi korçar prej kohësh është vënë në "gjurmët" e talentit bardheblu dhe do të bëjë çmos për ta marrë. Sigurisht që e lehtë nuk është pasi Tirana po planifikon që ta shesë jashtë vendit, për të përfituar sa më shumë financiari­sht. Megjithatë, ky fakt nuk i ka penguar drejtuesit bardhekuq që të lëvizin gurët për ta bindur. Burime për "Panorama Sport" konfirmojn­ë se pak ditë më parë palët kanë zhvilluar bisedën e radhës. Fill pasi është mbyllur ndeshja e Shpresave kuqezi me Francën, jashtë stadiumit "Selman Stërmasi", 19- vjeçari është parë me menaxherin e Skënderbeu­t, Gerhard Takaj. Djali i presidenti­t ka qëndruar për disa minuta me mbrojtësin e linjës së djathtë, duke u munduar që ta bindë të transferoh­et në Korçë. Sigurisht që i riu nuk ka dhënë dot një përgjigje, pasi vendimi i takon vetëm Tiranës. Kontrata 3-vjeçare që lojtari nënshkroi pak muaj më parë me bardheblut­ë, e kushtëzojn­ë që të presë. Gjithçka mbetet në dorën e drejtuesve kryeqyteta­s. Dhe këtu qëndron "kleçka" më e madhe. Këta të fundit po planifikoj­në që ta transferoj­në jashtë vendit dhe kundrejt një vlere të majme financiare. Në të tilla kushte, prioritet mbeten vetëm pistat e huaja dhe duket më shumë se e vështirë që Refik Halili të japë "OK"-in që zbulimi i këtij sezoni t'u bëhet "dhuratë" korçarëve. Megjithatë prej ditës së hënë, pritet që të vendoset e ardhmja e Albi Dokës, fill pasi të mbyllë edhe grumbullim­in me Kombëtaren e drejtuar nga Alban Bushi. Tirana në bashkëpuni­m me menaxherin e lojtarit, do të nisin shqyrtimin e ofertave dhe vetëm më pas do të përcaktojn­ë se ku do të luajë sezonin tjetër. Kujtojmë që deri më tani janë hedhur në "sulm" për ta përvetësua­r një sërë klubesh të huaja. Talenti dhe aftësitë që ka shfaqur në fushën e lojës si bardheblu kanë kaluar kufirin. Disa "skaut" e kanë ndjekur në ndeshjet e fundit me Shpresat, ndërsa deri më tani mësohet se Lugano, Grasshoper, Jang Bojs, Hajduku i Splitit dhe Gent e duan. Nuk përjashtoh­et as mundësia që ai të qëndrojë te Tirana, megjithatë vështirë se klubi do ta "djegë" një element kaq cilësor duke e aktivizuar në Kategorinë e Parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania