Panorama Sport (Albania)

Telenovela "Josa", Halili shtyn vendimin për të hënën

-

Çështja "Josa" kthehet në një telenovelë te Tirana. Edhe dje nuk ka pasur zhvillime sa i përket të ardhmes së trajnerit, madje ky i fundit është jashtë kryeqyteti­t për pushime. Nuk mund të thuhet ende nëse 54-vjeçari do të mbetet bardheblu edhe sezonin tjetër, paçka se shanset për një "divorc" të parakohshë­m sa vijnë e rriten. Burime për "Panorama Sport" konfirmojn­ë se presidenti Refik Halili në kontaktet e fundit që ka pasur me Mirel Josën, i ka thënë se në fillimjavë do të flasin gjerësisht jo vetëm për të ardhmen, por edhe për të shkuarën. Ajo që ka kaluar sigurisht që nuk zhbëhet, megjithatë palët kanë ende "hesape" financiare për të mbyllur. Nuk përjashtoh­et mundësia që pas këtij takimi final, Halili ta rikonfirmo­jë Josën në krye të skuadrës, minimalish­t për Kupat e Europës. Por nga ana tjetër, mbetet e hapur edhe mundësia që bashkëpuni­mi të mbyllet këtu. Gjithsesi, sot pritet që të ketë edhe një kontakt tjetër mes palëve, ndoshta për të caktuar edhe një orar për takimin e së hënës. Por sipas të gjitha gjasave, paraditja e nesërme do të vendosë njëherë e mirë se çfarë do të bëhet me trajnerin, ndërsa pasdite ekipi pritet që të zbresë në fushë për të nisur përgatitje­t për turin e parë. Me Josën apo pa Josën, kjo mbetet një dilemë e pazgjidhur. Por në rast se trajneri ikën, atëherë axhenda e skuadrës nuk do të ndryshojë pasi do të jenë Egbo dhe Gvozdenovi­ç që do të nisin nga puna. Skuadra në fakt ende nuk është njoftuar për seancën e parë për zonën "Euro", megjithatë duke qenë se nuk premton puna, nuk do të ketë më shtyrje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania